Home Edukim Në Bruksel nesër fillon Samiti i liderëve të BE-së

Në Bruksel nesër fillon Samiti i liderëve të BE-së

28 views
0
SHARE

Liderët e anëtareve të Bashkimit Evropian (BE) nesër në Samitin në Bruksel do të biseodjnë për ndryshimet klimatike, politikat e jashtme dhe ekonomike si dhe për Brexit-in, raporton Anadolu Agency (AA).

Samiti i liderëve të BE-së dy ditët e ardhshme në Bruksel do të mbledh presidentët e shteteve dhe krerët e qeverive të anëtareve të Unionit.

Ky do të jetë Samiti i parë të cilin e organizon udhëheqësia e re e BE-së e cila me detyrë filloi në fillim të këtij muaji.

Me Samitin do të kryesojë presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ndërsa pjesëmarrësve do t’u adresohet edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Samiti do të hapet me prononcimin e presidentit të Parlamentit Evropian, David Sassoli, pas së cilës pjesëmarrësit do të diskutojnë të ardhmen e BE-së dhe sfidat gjatë rrugës.

Ndryshimet klimatike dhe projektet mjedisore janë temat e sesionit të dytë të Samitit të Brukselit.

Në seancën e ardhshme të samitit, udhëheqësit e Unionit do të diskutojnë parashikimet afatgjata buxhetore të organizatës.

Procesi i daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja dhe reflektimi i këtij procesi në buxhetin e Unionit do të jetë gjithashtu një temë e rëndësishme në samit.

Në temat e politikës së jashtme, liderët e BE-së do të diskutojnë për krizën në Ukrainë, sanksionet ndaj Rusisë, punën e Organizatës Botërore të Tregtisë dhe Memorandumin turko-libian të nënshkruar së fundmi për demarkacionin në Detin Mesdhe.

http://mesazhi.com/ne-bruksel-neser-fillon-samiti-i-lidereve-te-be-se/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here