Home Edukim Ndërroi jetë hoxhë Hasan ef. Salihu, nga Prizreni

Ndërroi jetë hoxhë Hasan ef. Salihu, nga Prizreni

11 views
0
SHARE

Sot para sabahit, ndërroi jetë hoxhë Hasan ef. Salihu, nga Prizreni, në moshën 76 vjeçare!

Haxhi Hasan ef. Salihu, jetën e tij të tërësishme, ia ka kushtuar hoxhallëkit. Prej fillimit, pas kryerjes së Medresesë, ka punuar imam, hatib e mualim, në xhami të ndryshme. Për shumë vite ka qenë arkëtar i KBI-Prizren, deri në pensionim, në vitin 2011.

Haxhi Hasani, bashkë me hoxhallarët e vjetër, konsiderohet prej atyre shtyllave, që e ka mbajtur gjallë institucionin e Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit (Vakfit), në periudhën e komunizmit.

Zot i Madhërishëm mëshiroje me xhennetin Firdews!

Haxhi Hasani ka lënë tre fëmijë, dy djemë e një vajzë, të gjithë të shkolluar në Studimet Islame, nipa e mbesa!

Ngushëllime familjes, kolegëve e xhematit…!

http://mesazhi.com/nderroi-jete-hoxhe-hasan-ef-salihu-nga-prizreni/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here