Home Edukim Mustafa: Nëse VV-ja s’e jep presidentin, ia votojmë qeverinë – por LDK...

Mustafa: Nëse VV-ja s’e jep presidentin, ia votojmë qeverinë – por LDK mbetet opozitë

13 views
0
SHARE

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka mbajtur një konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie.

Para mediave, Mustafa ka thënë se ata janë të interesuar që vendit t’i japin një zgjidhje, shkruan lajmi.net.

Ai ka treguar se dakordimet janë arritur që të dy partitë të kenë nga pesë ministri, ndërkaq që në momentin që LDK merr presidentin, një ministri e kësaj partie t’i kalojë VV-së.

“Ne mbesim të interesuar që vendit t’i japim zgjidhje. LDK është dakorduar që qeveria të ndahet proporcionalisht, pra pesë ministri për VV-në dhe pesë për ne. Ne në asnjë rast nuk e kemi shtruar çështjen e kryeministrit. LDK propozon kandidatin për president që plotëson të gjitha kriteret kushtetuese. Ne mbesim pas asaj që pas zgjedhjes së presidentit, VV-së t’i jipet një ministri nga LDK dhe me këtë proporcioni në qeveri do të mbetet 6 me 4”, ka thënë ai.

“Ne kemi llogaritur se në të gjitha këto variante, VV do të ketë më shumë pozita”, ka thënë tutje ai.

Madje, Mustafa ka deklaruar se nëse VV nuk është e gatshme për këtë marrëveshje, atëherë partia e tij do të qëndrojë në opozitë, por është e gatshme që Kurtit t’ia votojë qeverinë.

“Nëse VV nuk është gati për këtë marrëveshje, atëherë unë po deklaroj se LDK është e gatshme të heq dorë nga të gjitha pozitat, pra të votojë pa asnjë kusht formimin e institucioneve të reja. Shprehim gatishmërinë që të votojmë qeverinë e VV-së pa LDK-në në qoftë  se ata nuk janë të gatshëm të bashkëpunojnë me ne”, ka thënë Mustafa.

“Në qoftë se tërheqemi nga përgjegjësitë ne qëndrojmë në opozitë”, ka thënë ai.

Ai ka folur edhe për seancën e sotme, për të cilën ka thënë se nëse VV e propozon ndonjë kandidat, atëherë LDK-ja do t’ia votojë.

“Për sot me Kushtetutë i takon që partisë që ka dalë e para ta propozojë kandidatin për kryetar Kuvendi, ne jemi marrë vesh që nëse del nga ai kandidat, ne do ta votojmë”, ka thënë Isa Mustafa.

“Ne si subjekte politike duhet të jemi të gatshëm gjithmonë për zgjedhje. Mirëpo, unë nuk do të punoj asnjëherë që të shkohet deri atje”, tha ai.

Isa Mustafa tha tutje se çështja e presidentit nuk është se është hapur tani, por se e njëjta ka qenë gjithmonë e hapur dhe në diskutim.

http://mesazhi.com/mustafa-nese-vv-ja-se-jep-presidentin-ia-votojme-qeverine-por-ldk-mbetet-opozite/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here