Home Edukim “Mushkonja aziatike, kërcënim i vërtetë për Evropën”

“Mushkonja aziatike, kërcënim i vërtetë për Evropën”

23 views
0
SHARE

Mushkonjat tigër të Azisë që mund të përhapin mbi 20 viruse fatale për shumë vende evropiane përcjellin një makth shëndetësor.

“Për vendet si Italia, Franca dhe Spanja, tashmë ky është një skenar shumë i keq. Ata më nuk mund të eliminojnë mushkonjën tigër aziatike, ata vetëm përpiqen të reduktojnë numrin dhe efektet”, tha Soeren Metelmann në formë të shkruar për Anadolu Agency (AA), një akademik në Universitetin e Liverpool-it.

Sipas tij, mushkonja tigër aziatike mund të përhap mbi 20 viruse të ndryshme, të tilla si virusi dengo, chikungunya, zika, ethe të verdha, krimbat filariale dhe ato të zemrës.

Metelmann shpjegoi tre fazat përmes të cilave transmetohet infektimi nga mushkonjat, duke përmendur “agjentin infektiv (një udhëtar apo majmun i infektuar), vektorin (mushkonja) dhe pritësin (njeriu)”.

Fillimisht mushkonja u shumëzua në klimat sub-tropikale, si në veri të Kinës dhe Japoninë qendrore, ndërsa më pas gradualisht u përhap në Amerikën Veriore dhe Evropë duke përdorur një “mekanizëm të posaçëm”.

“Kjo specie ka avantazh se mund të shpërndajë vezë të posaçme në fund të vitit që thjesht mund të presin derisa të mbarojë dimri dhe më pas të çelin larvat kur temperaturat janë më të përshtatshme në pranverë”, tha Metelmann.

Ai parashikon se një krizë e afërt klimatike që çon në temperatura të ngrohta mund të luajë rol në përhapjen e infektimeve të shkaktuara nga mushkonjat.

“Në temperatura më të ngrohta, ka më shumë mushkonja dhe ato infektohen shumë më shpejtë, duke çuar në kushte perfekte për shpërthime. Edhe më shqetësuese është fakti se kjo mushkonjë tashmë ka shkaktuar dy shpërthime të virusit ‘chikungunya’ me rreth 300 dhe 500 raste në Itali si dhe një numër të rasteve të virusit ‘dengo’ në Evropën Jugore. Këtë vit pati edhe një rast të virusit ‘zika’ në Francë”, theksoi Metelmann.

Për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjeve dhe të mushkonjave si dhe për të ndihmuar në uljen e shpërthimeve ai sugjeroi për mbikëqyrje aktive dhe për përdorimin e spërkatjeve insektmbytëse për të vrarë larvat.

“Mendoj se mënyra më e mirë për të shmangur rastet në Evropë do të ishte të ndihmojmë në reduktimin e numrit të rasteve në tropikalët. Nëse ka më pak raste në tropikalët, më pak udhëtarë infektohen dhe sjellin sëmundjen në Evropë”, tha Metelmann.

– “Kërcënimi është i vërtetë”

Moritz Kraemer, një hulumtues i sëmundjeve infektive në Universitin Oxford, tha se kërcënimi nga mushkonjat tigër aziatike është “shumë i vërtetë”, “me Amerikën Jugore dhe Afrikën Lindore për t’u mbështjellë në 30 vitet e ardhshme”.

“Ndryshimi i klimës ndikon në mënyrë funksionale në përhapjen e mushkonjave pasi ata jetojnë më gjatë dhe mund të lulëzojnë në vendet që më parë ishin shumë të ftohta, jo të lagështa apo mjaftueshëm urbane”, tha Kraemer.

Ai theksoi se së bashku me efektin e ndryshimeve klimatike, përhapja nuk ndodh pa njerëz që udhëtojnë ose pa tregtinë nga rajone endemike në ato jo-endemike.

http://mesazhi.com/mushkonja-aziatike-kercenim-i-vertete-per-evropen/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here