Home Education Muhamed bin Selman:”Vendimi i Trumpit për ta lëvizur ambasadën në Jeruzalem është...

Muhamed bin Selman:”Vendimi i Trumpit për ta lëvizur ambasadën në Jeruzalem është një hap i dhimbshëm”

11
0
SHARE

Muhamed bin Selman i tha The Washington Post: Marrëdhënia ime me Këshilltarin Special të Presidentit Trump, Jared Kushner, është pjesë e marrëdhënies zyrtare midis vendeve tona.

Arabia Saudite nuk përdor Këshilltarin Special të Presidentit për të promovuar interesat saudite. Në intervistën e tij me Washington Post Mohammed bin Salman shtoi se “vizita ime në SHBA është pjesërisht për të tërhequr investime në Arabinë Saudite.” Princi i kurorës i cili po përpiqet të reformojë dhe të diversifikojë ekonominë e vendit të tij shtoi se Arabia Saudite mban 5% të rezervave të uraniumit botëror. Ai tha: “Nëse nuk ebëjmë ta përdorim uranin tonë, është sikur ne ta kemi braktisur përdorimin naftës”.

Princi i Kurorës diskutoi gjithashtu situatën në Lindjen e Mesme dhe tha se rajoni ka potencial “Nëse zgjidhim të gjitha problemet në rajonin tonë, Lindja e Mesme do të jetë Evropa e re” dhe shtoi se vendi i tij është duke bërë çmos për të ndihmuar rajonin dhe se “nuk kursen asnjë mundësi për të ndihmuar Jemenin”.
Në çështjen e paqes midis Izraelit dhe palestinezëve, Princi i Kurorës Saudite tha se vendimi i Presidentit Trump për të lëvizur ambasadën në Jeruzalem është një hap i dhimbshëm.

Në diskutimin e tij me Washington Post, Princi i Kurorës Saudite përsëriti se “Islami është një fe e moderuar dhe tolerante dhe është kidnapuar në vitet e fundit./KohaIslame.com/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here