Home Këshilla Mos u pikello se …

Mos u pikello se …

0 views
0
SHARE

PJESË NGA HUTBE E SOTME E XHUMASË

Mos u pikello se ngat femijeve tu ke mbet vet ne shtëpi .Ndoshta Allahu don me të tregu në pleqëri se pasuria që pate vrapu pas asaj nuk ka vlerë fare. Por ka vlerë fëmiu i hajrit e bereqeti i afërt të kënaq dhe të mjafton .
Mos u pikëllo se një pjesë të jetës po e kalon pa grua ose pa burrë .Ndoshta Allahu don me të tregu se i vetmi që nuk të len asnjëherë është Allahu .Andaj ktheju vetëm Atij.
Mos u pikëllo se pas fakultetit nuk ke gjet vend pune .Ndoshta Allahu don me të përgadit që kur të punësohesh me e respektu punën tënde.
Mos u pikello se në fejese e në martesë nuk pate fat. Ndoshta Allahu don me të tregu se kërkesat tua janë të larta dhe të papershtatshme per kohën dhe vendin. Përshtatju kohës dhe vendit ku po jeton.

Mos u pikello se pas sa vjet martese nuk je trashëguar me fëmijë deri tash, ndoshta Allahu don të mësoj te kthesh kokën kah jetimat e mahallës e qytetit.
Mos u pikëllo se të tjerët shokë e shoqë flasin kundër teje , dije se kritika peshon sa vlera jote.

Hoxhë Sevdail Jakupi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here