Home Këshilla Mos u brengos se gjithçka është sipas caktimit

Mos u brengos se gjithçka është sipas caktimit

0 views
0
SHARE

Çdo gjë të pret në bazë të caktimit dhe dëshirës së Allahut [xh.sh.] e kjo eshtë edhe themeli i besimit islam. Pasuesit e Muhammedit [s.a.v.s.] ishin ata që e ushqyen këtë themel dhe ecën në rrugën e drejtë. Asgjë nuk ndodh në këtë hapësirë përpos me dijen, lejen dhe caktimin e AUahut [xh.sh.]

“Nuk ndodh asnjë fatkeqësi në tokë e as në trupin tuaj, e të mos jetë në shënime para se të ngjajë, e kjo për Allahun është e lehtë” (Kuran 57:22).
Ne çdo send e kemi krijuar në masë të caktuar” (Kur’an 54:49). Në hadithe thuhet: “Është për tu habitur me besimtarin! Në të gjitha punët e tij sheh hajrin; nëse i vjen një e mirë falenderon dhe është mirinjohës, e nëse e godet një e keqe bën durim dhe kjo është hajër për të…” “Nëse ke një nevojë për të kërkuar, mos kërko nga askush tjetër pos Allahut. Nëse ke nevojë për ndihmë, kërkoja ndihmën Allahut,dhe dije se e tërë njerëzia të grumbullohet e të të ndihmojë, s’mund të të japin pos asaj që të ka caktuar Zoti; e nëse grumbullohen që të të demtojnë, s’mund të të bëjnë dëm në asgjë, pos asaj që ka caktuar Zoti. Janë ngritur pendat dhe janë tharë fletushkat. ”

‘Dije se ajo që të ka goditur s’ka mundur të të anashkalojë, e as ajo që të ka kaluar s’ka mundur të të godasë. ” ‘Mbroje atë qe ke dobi dhe kërko mdihmë prej Allahut [xh.sh.] e mos u bëj përtac dhe mos thuaj: ‘Sikur të kisha bërë këtë dhe atë, do të ndodhte kështu e kështu’, por thuaj: ‘Ky është caktimi i Allahut, dhe çfarë dëshiron Ai, bëhet!” Allahut [xh.sh.] thotë: “Por mundet që ta urreni një send, e ai është shumë i dobishëm për ju; dhe mundet që ta doni një send, e ai është
dëm për ju. Allahu e di (fundin e çdo sendi) e ju nuk e dini” (Kur’an 2:216).
Këta janë caktimet, që nuk i ngjajnë aspak lojës. Lum a mjerë rrjedhin caktimet, nëpër vrimë të gjilpërës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here