Home Business Mos u brengos, por prite mëngjesin

Mos u brengos, por prite mëngjesin

24
0
SHARE

“A nuk është mëngjesi afër?” (Kur’an 11:81).

Mëngjesi i të brengosurve dhe pikëlluarve filloi të shfaqet. Shih sa bukur agon, sa mirë i çel dyert e errëta drita e saj. Arabët thonë: “Kur të shohësh se litari është tërhequr tepër, dije se do të këputet.” Sa më tepër të shtohet ngushtësia, aq më afër e ke rrugëdaljen. Allahu

[xh.sh.] thotë në Kur’anin Famëlartë: “E kush e ka frikë Allahun, Ai atij ia shlyen të këqijat dhe ia shton shpërblimin” (Kur’an 65:5).

“E kush i frikësohet Allahut, Ai atij ia lehtëson punën” (Kur’an 65:4).
“Derisa të dërguarit gati e humbnën shpresën, dhe mendonin se u përgënjeshtruan, atëherë u erdhi atyre ndihma Jonë, Ne e shpëtuam atë që deshëm” (Kur’an 12:109).

Lexo fjalët e poetit, sa bukur i ka thurur: Disa sy fjetën, e disa s’i zuri gjumi Për çështjet, që do bëhen apo do ngelin Lëshoji brengat nga truri, aq sa ke mundësi Të mbash mërzi sa s’mundesh është çmenduri. Ti beson në Një Zot që nga dora s ’të lëshon dot Ashtu si s ’të harroi dje, s ’të harron as sot.

Fjalë tjetër poetike: Lëri përcaktimet të rrjedhin e mos u përpiq t’i frenosh Kur në mbrëmje sytë t’i mbyllësh, trurin nga të këqijat ta çlirosh. Sa çel e mbyll sytë, çështja mund të ndryshojë Allahu prej një gjendjeje në tjetër, shpesh ndodh ta shndërrojë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here