Home Këshilla Mos u brengos!! Mos u pikëllo!! Mos u trishto!!

Mos u brengos!! Mos u pikëllo!! Mos u trishto!!

0 views
0
SHARE

Mos u brengos, se pasurinë që ke pranë, pallatet e larta për mrekulli, kopshtet e gjelbërta plot gjallëri, bashkë me pikëllimin, mërzitë, plagët, e dhimbjet, vetëm se ta shtojnë më tepër terrin që të rri zgavër në sy.

Mos u pikëllo, se nuk të sjellin dobi as barërat e rekomanduara nga mjekët që ti i pi, as këshillat e tyre. Si mund të të ndihmojnë kur ti e ngulite mërzinë në zemër si kuti. Dyshemeja e vuajtjeve tuaja rri shtrirë në dritat e syve, ia shtrive krahët dhe këmbët mërzisë, që të depërtojë më mirë në ty, pastaj e mbulove me lëkurën e trupit tënd.

Mos u trishto, përderisa ke lutjet drejtuar Allahut, dhe përpiqesh t’i mënjanosh nga rruga pengesat që ta kanë zënë kalimin, dhe e di si të qëndrosh pranë dyerve të Mbretit të mbretërisë. E as mos u frikëso kur me ty është pjesa e tretë e natës, dhe ke orë të tëa për ta mbështetur ballin tënd në tokë dhe për të bërë sexhden.

Mos u mërzit: se me të vërtetë Allahu [xh.sh.] krijoi për ty tokën dhe gjithë çka ekziston në të, plasi tokën për ty dhe nxori mbi sipërfaqen e saj kopshte të bukura magjike, që të kënaqin shpirtin me pamjen e tyre. Në to ke dhe palmat e larta e të drejta, sipër ke qiellin e zbukuruar me yje të ndritshme, mbi tokë ke lumenj të

vegjël që rrjedhin me ngadalësi. Po t’u qëndrosh pranë menjëherë ta sjellin gjumin. Por ç’të bëj kur përsëri të shoh të pikëlluar?!

Vëlla, mos u mërzit të them. Ke ujin e pastër freskues, merr ajrin e pastër që të hap gjoksin. Ti po ecën me këmbë të shëndosha dhe natën e kalon në siguri.

Mos u brengos, por sa më tepër kërkoji falje Zotit tënd se Ai me të vërtetë është që fal shumë.

“Unë u thashë: ‘Kërkojini falje Zotit tuaj, se Ai vërtetë fal shumë. Ai ju lëshon nga qielli shi me bollëk. Ju shumon pasurinë dhe fëmijët, ju bën të keni kopshte e ju jep lumenj’” (Kur’an 71:10-12).

Nëse dëshiron ta shikosh daljen e tunelit dhe të jesh i qetë psiqikisht, kërkoji sa më tepër falje Zotit tënd, se Ai të jep furnizim të mirë, fëmijë të mbarë, dhe të zbret shi të mjaftueshëm kur je në nevojë.

Po ta citoj lutjen e rëndësishme, e cila transmetohet nga Buhariu: “O Zoti ynë, Ti je Një dhe përveç Teje tjetër nuk ka, Ti më krijove mua dhe unë jam robi Yt, jam në besën Tënde dhe i qëndroj me plot durim premtimit Tënd, aq sa kam mundësi. Të kërkoj falje ndaj gabimeve që kam bërë, pranoj se të mirat që kam janë vetëm prej Teje dhe se Ti m’i dhurove, pranoj se të këqijat që bëra janë nga unë, e Falësi im je Ti dhe gabimet s’mi fal kush pos Teje.”

Përderisa, vëlla i dashur, gjuha të rri e iagur me këto fjalë të lutjes mos u mërzit, se shpirtin do ta gjesh të qetë e të lumtur. Allahu [xh.sh.] thotë: “Pra ta dini se me të përmendur Allahun zemrat stabilizohen” (Kur’an 13:28). Ju Më kujtoni (me adhurime), Unë ju kujtoj (me shpërblim)” (Kur’an 2:152).

 

SHARE
Previous articleMos u brengos, por prite mëngjesin
Next articleDhjetë lule për jetë më të mirë
“Sikur ndokush prej jush të kishte një lumë përpara shtëpisë së tij dhe të lahej në të pesë herë në ditë, a do të ngelte ndonjë papastërti në trupin e tij?” Thanë: Jo, asnjë papastërti nuk do të mbetej. Tha i Dërguari i Allahut: “Kështu janë edhe pesë namazet me të cilat Allahu fshin gjynahet.” (Buhariu dhe Muslimi)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here