Home Edukim “Mos na prek fjalën”, nesër protestohet te Parlamenti kundër paketës “antishpifje”

“Mos na prek fjalën”, nesër protestohet te Parlamenti kundër paketës “antishpifje”

17 views
0
SHARE

Gazetarë dhe aktivistë kanë njoftuar se do t’i bashkohen nesër protestës që do të organizohet përpara Parlamentit kundër paketës antishpifje të propozuar nga Qeveria e Edi Ramës, shkruan topchannel.

Protesta do të nisë në orën 09:30, rreth 30 minuta përpara se në Kuvend të fillojë seanca plenare, ku në rendin e ditës është parashikuar edhe kalimi i kësaj pakete.

Shoqatat e gazetarëve dhe shoqërisë civile kundërshtojnë këtë paketë me pretendimin se ajo nuk i jep zgjidhje lajmeve të rreme dhe shpifjeve, siç pretendon Qeveria, por është përpjekje për të kapur median online.

Siç parashikohet në paketë, Autoriteti i Mediave Audiovizive merr kompetenca deri në mbylljen e portaleve nëse gjykon se ka publikuar lajme të rreme apo shpifje. Ndërkohë, kundërshtarët e paketës theksojnë se ky vendim mund të merret vetëm nga Gjykata dhe se asnjë institucion tjetër nuk mund të marrë kompetencat që i takojnë drejtësisë.

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/mos-na-prek-fjalen-neser-protestohet-te-parlamenti-kunder-paketes-antishpifje/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here