Home Këshilla Mos jeto në endrrën e kaluar

Mos jeto në endrrën e kaluar

0 views
0
SHARE

Të mendosh rreth së kaluarës, të jetosh me të dhe të prezantosh në të, e të dëshprohesh nga të këqijat e saj është çmenduri dhe vrasje e dëshirës për jetën e tashme. Tek të mençurit fletët e së kaluarës shuhen dhe nuk transmetohen që të përsëriten, ato mbyllen njëherë e përgjithmonë në burgun e harresës, duke u lidhur e shtrënguar fort që mos dalin kurrë. Nëse kujtohesh, kjo s’të jep gjë veç lodhjes e sëmundjes psikike, ndaj mos e bëj këtë, se nuk rrjedh dritë nga ato kujtime vrasëse.

Përkundrazi, ato sjellin e mbjellin mendime dhe ide të prishura që shpijnë drejt humbjes dhe shuarjes; mëshiroje dhe mos i bëj padrejtësi vetvetes, e as mos e ndërmerr një hap të tillë, sepse brengosja e tepërt nuk ta kthen atë që të kaloi, por as shqetësimi i madh nuk e ndryshon të shënuarën…! Mos! Mos jeto në ëndrrën e kaluar, e as mos rri nën hijen tradhtare që humbet shpejt, zgjoje veten nga agjumi që të lodh. A dëshiron dhe a mund ta kthesh lumin në rrjedhën që doli e rodhi?! Po diellin mbasi lindi?! Po a mund ta kthesh fëmijën në shtratin e barkut të nënës së tij?! Po qumështin, a mund ta ktheni aty në gjoks ku ishte?!

Po lotin a e kthen në sy pasi që u derdh?! Jo, kurrë…! Ajo që doli u bë dhe shkoi, kaloi…nuk kthehet më…Për këtë mos jeto me të kaluarën që të verbohesh e të humbësh, të digjesh me zjarrin e saj që s’shuhet. Ta bësh këtë do të thot ta humbasësh të tashmen dhe ta zhdukësh vullnetin. Ai që e do të kaluarën dhe i kthehet asaj është si ai i cili e bluan miellin që në esencë është i bluar, apo si ai që e sharron tallashin e drurit. Qëmoti kanë thënë për ata që e qajnë të kaluarën se nuk nxirren të vdekurit nga varret e tyre”, madje edhe fabulisti i ka përmendur ata që flasin me gjuhën e kafshëve se si e kanë pyetur gomarin: – Përse nuk ripërtypesh? Ai tha: E urrej gënjeshtrën”. Me të vërtetë gabimi ynë më i madh është se harrojmë të tashmen dhe angazhohemi me të kaluarën, i prishim dhe i rrëzojmë ndërtesat e bukura…

Oh jo, mos e prish atë që ndreqe me plot vuajtje të rënda se sikur të grumbullohen e të tubohen të gjithë njerëzit dhe xhinnët nuk do të kishin mundur t’ju kthejnë gjë nga ajo që kaloi, për shkak se ajo është e pamundur dhe e humbura s’të jep gjë. A nuk e sheh se njerëzit nuk shikojnë pas dhe as që kthehen e të vështrojnë gjurmët që lanë prapa?! Era që fryn gjërat i merr përpara, e nuk i lë pas, po nëse shohim edhe më thellë vërejmë se çdo gjë që lëviz në këtë rruzull tokësor- qoftë insekt, shtazë, kafshë, njeri apo makinë- të gjithë ecin para e nuk shkojnë pas. Ndaj, as ti mos shko kundër rregullit të jetës, e të prishësh zakonin e saj…!
Shkeputur nga Libri ” Mos u Trishto ”

SHARE
Previous articleÇ’farë misioni duhet të realizoj unë?
Next articlePrinci saudit Muhammed viziton Kishën Kopte në Egjipt
“Sikur ndokush prej jush të kishte një lumë përpara shtëpisë së tij dhe të lahej në të pesë herë në ditë, a do të ngelte ndonjë papastërti në trupin e tij?” Thanë: Jo, asnjë papastërti nuk do të mbetej. Tha i Dërguari i Allahut: “Kështu janë edhe pesë namazet me të cilat Allahu fshin gjynahet.” (Buhariu dhe Muslimi)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here