Personi i cili mjekohet vetë dhe i njeh themelet e mjekimit mund ta bëje atë në mënyrën e mëposhtme:
– Namazi i sabahut. Pas namazit të sabahut thënia e dhikrit të mëngjesit, pastaj nga 100 herë lloje të ndryshme të dhikrit, siç janë: Subhanallah ve bi hamdihi subhanAllahi adhim, estagfirullah, la havle ve la kuvvete ila bilah, dhe dhikret tjera.
Pastaj thënia përmendësh të paktën 1 ore e sureve-Fatih, Ihlas, Felek, Nas dhe Ajetul kursija
– Namazi i drekës, pas namazit të drekës të thuhen nga 3 herë suret: Fatih, Ihlas, Felek, Nas dhe Ajetul kursija.
Kur ti thuash, të frysh në shuplaka të duarve dhe ta fërkosh trupin, veçanërisht gjoksin dhe kokën. Thuaj se paku 1 ore Estagfirullah el Adhim
– Namazi i ikindis, pas ikindisë e thua dhikrin e mbrëmjes .Bej lutje te ndryshme minimumi 30 minuta. Shembull: O Allah prishe sihrin, o Allah ma mundeso me gjet sihrin, O Allah me jep shendet, udhezim dhe sherim te plote, O Allah me jep bereqet ne jete , familje ,kohe ,pune, etj.
– Namazi i akshamit, pas akshamit leximi i 5-10 faqe të Kuranit, dhe pastaj përsëri të paktën gjysmë ore lexim i sureve – Felek, Nas
– Namazi i jacisë, pas namazit të jacis ti lexosh nga 3 herë suret: Fatiha, Ihlas, Felek, Nas dhe Ajetul kursin.
Pastaj thënia përmendësh të paktën 1 ore e sureve-Fatih, Ihlas, Felek, Nas dhe Ajetul kursija
Shtese:
Pas jacise mund te lexosh suren el bekare apo Kuran sa te mundesh…
Cdo 1 muaj ben kontakt me dike qe merret me rukje per trajtim apo keshilla te tjera.
Ju lutem shperndajeni …