Home Edukim Mjekja suedeze e kthen çmimin Nobel të fituar para 31 vite më...

Mjekja suedeze e kthen çmimin Nobel të fituar para 31 vite më parë, shkaku i Peter Handkes

22 views
0
SHARE

Dhënia e çmimit Nobel për letërsi për shkrimtarin austriak Peter Handke, ka ngjallur polemika të shumta në opinionin publik në lidhje me mbështetjen e tij për regjimin Slobodan Millosheviq gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, dhe protestat u organizuan me rastin e këtij çmimi.

Për këtë mjekja suedeze Christina Doctare e kthen prapa çmimin Nobel të fituar në vitin 1988 për shkak të Handkes.

Ceremonia u pasua nga një bojkot nga Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia Veriore, Shqipëria dhe Turqia. Protestat spontane, përpara ceremonisë zyrtare të ndarjes, u mbajtën para Qendrës Memoriale Potocari në Srebrenica, dhe më vonë në kryeqytetin Suedez, Stokholm.

Të mbledhur në një minutë heshtje për nder të viktimave të genocidit të Srebrenicës në verën e 1995 dhe viktimave të armiqësive në të gjithë Bosnje-Hercegovinën, shkruan Al Jazeera përcjellë Klan Kosova.

Doctare kujtoi luftërat në Ballkan, nga të cilat raportoi dhe tregoi krimet që kanë ndodhur. Ajo foli për trupat e masakruar e të rënë dhe tmerret që ajo dëshmoi.

“Për sa kohë që unë jetoj, unë do të dëshmoj se e vërteta e një lufte të tmerrshme nuk do të ekuilibrohej kurrë,” shtoi ajo.

http://mesazhi.com/mjekja-suedeze-e-kthen-cmimin-nobel-te-fituar-para-31-vite-me-pare-shkaku-i-peter-handkes/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here