Home Këshilla Mjalti – Ilaç ndaj të gjitha sëmundjeve

Mjalti – Ilaç ndaj të gjitha sëmundjeve

0 views
0
SHARE

Allahu (Azze ue Xhel) ka thënë:

وَأَوْحَى رَبُّكَ إِلَى النَّحْلِ أَنِ اتَّخِذِي مِنَ الْجِبَالِ بُيُوتًا وَمِنَ الشَّجَرِ وَمِمَّا يَعْرِشُونَ ثُمَّ كُلِي مِن كُلِّ الثَّمَرَاتِ فَاسْلُكِي سُبُلَ رَبِّكِذُلُلاً يَخْرُجُ مِن بُطُونِهَا شَرَابٌ مُّخْتَلِفٌ أَلْوَانُهُ فِيهِ شِفَاء لِلنَّاسِ إِنَّ فِي ذَلِكَ لآيَةً لِّقَوْمٍ يَتَفَكَّرُونَ

“Zoti yt i dha instinkt bletës: “Ndërto shtëpi nëpër kodra (male), nëpër drunj (pemë) dhe nëpër kulmet që ata (njerëzit) i ndërtojnë. Pastaj ha nga të gjitha (llojet) frutat dhe futu nëpër rrugët e nënshtruara (e të mësuara) prej Zotit tënd. Nga barqet e tyre (të bletëve) del lëng, ngjyra e të cilit është e ndryshme dhe në të cilin ka shërim (bar-ilaç) për njerëzit. Edhe në këtë ka arsye për atë popull që mendon thellë.” 1

Mjalti është në ngjyrë të bardhë, të verdhë, të kuqe dhe në ngjyra tjera të bukura, në varësi se ku bleta e mbledhin nektarin. Allahu (Te ala) ka thënë:

فِيهِ شِفَاء لِلنَّاسِ

… në të cilin ka shërim (bar-ilaç) për njerëzit.”

Në mjaltë pra ka një ilaç për njerëzit. Kjo do të thotë, kundër sëmundjeve që hasin. Disa që kanë folur për mjekësinë profetike thanë:

“Nëse Allahu kishte thënë se mjalti është ilaç (الشفاء) për njerëzit, kjo do të thoshte se mjalti është i dobishëm për të gjitha sëmundjet, por Ai tha:

فِيهِ شِفَاء لِلنَّاسِ

… në të cilin ka shërim (bar-ilaç) për njerëzit.”

Kjo do të thotë se mjalti është i mirë kundër të gjitha sëmundjeve2 të ftohta. Mjalti është i nxehtë, dhe e kundërshton të kundërtën e tij.”


1 16:68-69

2 Sikurse astma dhe problemet e frymëmarrjes.

Shih http://www.aleqt.com/2011/06/07/article_546565.html

Imam Ibn Kethir ed-Dimeshkij (v. 774)

Burimi: Tefsir el-Kuran el-Adhim (2/749)

Përktheu: Valdet Gashi

/perlatmuslimane/

SHARE
Previous articleMbrojtja ndaj mësyshit
Next articleLERE TË ARDHMEN TË VIJË
“Sikur ndokush prej jush të kishte një lumë përpara shtëpisë së tij dhe të lahej në të pesë herë në ditë, a do të ngelte ndonjë papastërti në trupin e tij?” Thanë: Jo, asnjë papastërti nuk do të mbetej. Tha i Dërguari i Allahut: “Kështu janë edhe pesë namazet me të cilat Allahu fshin gjynahet.” (Buhariu dhe Muslimi)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here