Home Edukim Mish i dyshimtë në Pejë, arrestohen dy persona

Mish i dyshimtë në Pejë, arrestohen dy persona

21 views
0
SHARE

Inspektorët e Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinës gjatë inspektimit në një objekt të improvizuar janë therur tre krerë gjedhe, në të cilin vend kishin qenë edhe dy krerë gjedhe të gjalla.

Gjedhet e therura dhe të gjallë janë sekuestruar, kurse pronari është arrestuar nga policia dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, njofton Klan Kosova.

Në po të njëjtën rrugë “Fatmir Uka” dje inspektorët gjetën një thertore që ishte duke prerë shtatë krerë gjedhe përkundër objektit që nuk i plotësonte kushtet për therje.

Në dy kontejner të thertores kishte pas rreth 620 kg mish të cilët ka mbetur që me datën 21.12.2019 të asgjësohet nga kompania përzgjedhëse nën mbikëqyrjen e njësive relevante të policisë dhe AUVK-ut.

Gjithashtu edhe ky pronar është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/mish-i-dyshimte-ne-peje-arrestohen-dy-persona/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here