Home Këshilla Mësyshi është i vërtetë. Sikur t’i paraprinte diçka paracaktimit , kjo do...

Mësyshi është i vërtetë. Sikur t’i paraprinte diçka paracaktimit [kaderit], kjo do të ishte mësyshi

0 views
0
SHARE

Imam Muslim [dhe Ahmed, Ibn Hibban, el-Hakim dhe et-Taberani] ka shënuar që Ibn
Abbas ka thënë se i Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam] ka thënë:
“Mësyshi është i vërtetë. Sikur t’i paraprinte diçka paracaktimit [kaderit], kjo do
të ishte mësyshi”.

Gjithashtu, Muslim ka shënuar se Enes ka thënë:
”Pejgamberi ka lejuar yshtjet [rukje] për ethet, për mësyshin dhe për
pezmatimet”.
Në es-Sahihajn [Buhari & Muslim] është shënuar se Ebu Hurejre ka thënë se i Dërguari i
Allahut [salallahu alejhi ue selam] ka thënë:

“Mësyshi është i vërtetë”
Esma bin Umejs ka thënë:”Thashë:’O i Dërguar i Allahut, fëmijët e Xhaferit zakonisht
bien mësysh. A t’u bëjmë yshtje?” Ai [salallahu alejhi ue selam] tha:’Po. Sikur t’i
paraprinte diçka paracaktimit [kaderit], kjo do të ishte mësyshi’”
.
Ebu Daud ka shënuar se Aisha ka thënë:
”Personi që i merrte mësysh të tjerët, urdhërohej të merrte abdes dhe personi i
ndikuar nga mësyshi lahej me atë ujë”.
Për më shumë, Aisha ka transmetuar siç qëndron në Buhari & Muslim:
”Pejgamberi më urdhëronte [ose urdhëronte] që të përdornim yshtje për
mësyshin”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here