Home Edukim Merkel: Turqia është shumë e rëndësishme për NATO-n

Merkel: Turqia është shumë e rëndësishme për NATO-n

24 views
0
SHARE

Kancelarja gjermane, Angela Merkel sot theksoi rëndësinë gjeostrategjike të Turqisë për NATO-n dhe bëri thirrje për unitet dhe koordinim më të madh midis aleatëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë adresimit të saj para ligjvënësve në Bundestag gjatë debatit për buxhetin, Merkel hodhi poshtë thirrjet e disa ligjvënësve të opozitës për dëbimin e Turqisë nga aleanca e NATO-s, për shkak të veprimit të saj të njëanshëm ushtarak kundër grupeve terroriste në verilindje të Sirisë.

“Turqia duhet të mbetet anëtare e NATO-s dhe ne gjithashtu duhet të punojmë për ta siguruar këtë. Turqia si anëtare është me rëndësi strategjike për NATO-n”, tha Merkel, duke shtuar se aleatët janë duke diskutuar për dallimet mes tyre në organet përkatëse të NATO-s.

Vërejtjet e saj erdhën përpara takimit të samitit të liderëve të NATO-s në Londër të planifikuar për 3-4 dhjetor.

Turqia nisi operacionin e saj ushtarak në veri të Sirisë muajin e kaluar me qëllim të pastrimit të rajonit nga grupet terroriste YPG/PKK dhe krijimin e një zone të sigurtë përgjatë kufirit.

Disa anëtarë të NATO-s, përfshirë SHBA-të, Francën dhe Gjermaninë, kritikuan operacionin, duke shprehur shqetësime për një krizë të mundshme humanitare dhe paqëndrueshmëri më të gjerë në rajon.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e listuar si organizatë terroriste në Turqi, SHBA dhe Bashkimin Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së.

http://mesazhi.com/merkel-turqia-eshte-shume-e-rendesishme-per-nato-n/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here