Home Edukim Më shumë se tetë orë pritje në Merdare për të dalë nga...

Më shumë se tetë orë pritje në Merdare për të dalë nga Kosova

9 views
0
SHARE

Edhe mëngjesi i ditës së sotme i ka gjetur mërgimtarët duke pritur me orë të tëra në kufi.

Kolonat nëpër pikat kufitare me Serbinë, sidomos ajo në Merdare, shkojnë deri në tre kilometër.

Në Merdare raportohet se për të dalë nga Kosova, qytetarëve po u duhet të presin më shumë se tetë orë, kurse te Dheu i Bardh pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në dy orë.

Pritje të gjata raportohen edhe në pikën kufitare në Mutivodë, ku qytetarët duhet të presin deri në katër orë për të dalë nga Kosova, ndërsa kolona e automjeteve shkon deri në 400 metra.

E pritjet për të hyrë në Kosovë janë relativisht të shkurtra në të gjitha pikat kufitare. 

SHPËRNDAJE

Më shumë se tetë orë pritje në Merdare për të dalë nga Kosova

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here