Home Edukim Mbyllet në afat të pacaktuar ambasada e Libisë në Egjipt

Mbyllet në afat të pacaktuar ambasada e Libisë në Egjipt

19 views
0
SHARE

Ambasada e Libisë në Egjipt është mbyllur për një afat të pacaktuar për “arsye të sigurisë”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, ambasada tha se ka pezulluar aktivitetet e saj deri në “njoftimin e mëtejshëm”.

Ambasada, megjithatë, nuk dha asnjë arsye për mbylljen, por agjencia zyrtare e lajmeve e Egjiptit MENA përmendi “arsye të sigurisë” për veprimin në fjalë.

Libia vazhdon të jetë e zhytur në trazira që nga viti 2011, kur sundimtari i vendit Muammar Gaddafi u rrëzua dhe u vra në një kryengritje të përgjakshme të mbështetur nga NATO pas katër dekadash në pushtet.

Vendi i pasur me naftë ka përjetuar së fundmi paraqitjen e dy qeverive rivale, një në lindje të Libisë dhe qeveria e Pajtimit Kombëtar me qendër në Tripoli, e cila gëzon njohjen e OKB-së.

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/mbyllet-ne-afat-te-pacaktuar-ambasada-e-libise-ne-egjipt/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here