Home Këshilla Mbrojtja ndaj mësyshit

Mbrojtja ndaj mësyshit

0 views
0
SHARE

Pyetje: A është e vërtetë se nëse personi i cili merr mësysh të tjerët nuk i ikën mësyshi (që ka marrë të tjerët) për një kohë të gjatë, pra, mësyshi nuk largohet derisa të vdes ai i cili i ka marrë mësysh?”

Përgjigje: ”Ne nuk dimë asnjë argument nga Sheriati se mësyshi i cili ka zgjatur një kohë të gjatë, të largohet vetëm kur të vdes personi i cili e ka marrë mësysh. Ajo që ne dimë është se myslimani mbrohet kundër mësyshit nëpërmjet besimit në Allahun, mbështetjen në Allahun, leximin e Kuranit si dhe me lutjet e transmetuara.

Nëse personi të cilin e kanë marrë mësysh, e din se kush e ka marrë mësysh, është e lejuar për të që t`i kërkoj atij (që ka marrë mësysh) që ai të laj fytyrën, duart dhe brendësin e rrobave të tij të brendshme në një enë. Pastaj pastrohet personi i cili është goditur nga mësyshi me këtë ujë.

Argumenti i kësaj është transmetimi që e transmeton Imam Maliku, Imam Ahmedi dhe Ibn Maxheh se Amir Ibn Rabi’a e pa Sehl Ibn Hunejfen duke u larë dhe tha:

”Betohem në Allahun se unë deri më sot nuk kam parë një lëkurë të tillë, madje as edhe në një virgjëreshë.”

Sehli ra në tokë. Pastaj i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem shkoi i zemëruar tek Amiri dhe i tha: ”Pse duhet që dikush nga ju ta mbysë vëllaun e tij? A nuk i the ”Allahu të bekoftë (barak Allahu fik)?”

Ai e urdhëroi atë të pastrohet për Sehlin. Amiri pastroi fytyrën, duart e tij, bërrylat, gjunjët, qoshet e këmbëve dhe brendësin e izarit të tij në një enë. Pastaj e derdhën ujin mbi Sehlin i cili u ngrit dhe u largua nga aty bashkë me të tjerët.”

Aishja radijAllahu anha ka thënë: ”Ishte zakon që personi i cili e merrte mësysh dikë, urdhërohej të pastrohej. Pastaj pastrohej me këtë ujë personi i cili ishte goditur nga mësyshi.”

Transmetuar nga Ebu Daudi.

Dhe Allahu e di më së miri.”

Alameh Muhammed Ibn Abdil-lah Es-Subejjil 

Burimi: Rasa’ilun fil Akijdeti ued Daueti, fq. 173-174

/perlatmuslimane/

Close up image of human irritated red bloodshot eye

SHARE
Previous articleMbrojtje për fëmijun nga syri i keq
Next articleMjalti – Ilaç ndaj të gjitha sëmundjeve
“Sikur ndokush prej jush të kishte një lumë përpara shtëpisë së tij dhe të lahej në të pesë herë në ditë, a do të ngelte ndonjë papastërti në trupin e tij?” Thanë: Jo, asnjë papastërti nuk do të mbetej. Tha i Dërguari i Allahut: “Kështu janë edhe pesë namazet me të cilat Allahu fshin gjynahet.” (Buhariu dhe Muslimi)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here