Home Edukim Marrëveshja për koalicion, as sot nuk ka takim mes Kurtit e Mustafës

Marrëveshja për koalicion, as sot nuk ka takim mes Kurtit e Mustafës

14 views
0
SHARE

As sot nuk do të takohen Kurti e Mustafa.

Edhe pse është paralajmëruar se do të ketë takime të shpeshta në mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa për mundësinë e koalicionit bashkëqeverisës, ata nuk janë takuar dje dhe nuk do të takohen as sot.

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se nuk është planifikuar ndonjë takim për sot në mes VV-së dhe LDK-së.

“Me informacionet që kemi nga strukturat e Lëvizjes nuk është planifikuar ndonjë takim për sot”, ka shkruar Manxhuka.

Ndërkohë, brenda LDK-së është bërë e ditur se sot në orën 16:00, kryetari i këtij subjekti Isa Mustafa ka thirrur në takim kryetarët e degëve, ku temë diskutimi pritet të jenë zhvillimet e fundit politike me theks të veçantë bisedimet për marrëveshjen bashkëqeverisës me VV-në

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/marreveshja-per-koalicion-as-sot-nuk-ka-takim-mes-kurtit-e-mustafes/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here