Home Edukim Macron nuk heq dorë nga reforma në sistemin pensional

Macron nuk heq dorë nga reforma në sistemin pensional

26 views
0
SHARE

Presidenti francez, Emmanuel Macron, nuk heq dorë nga reforma në sistemin pensional, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në pallatin Elysee, Macron tha se nuk do të heq dorë nga reforma e cila shkaktoi reagime dhe kritika në vend.

Presidenti francez theksoi se mosha e daljes në pension mund të ndryshohet, ndërsa kryeministri Edouard Philippe kërkoi që bisedimet për këtë çështje të vazhdojnë gjatë festave të Krishtlindjeve.

Arsyeja e pakënaqësisë së qytetarëve nga reforma e paralajmëruar është se sindikatat besojnë se zbatimi i reformës do të detyrojë miliona punëtorë të punojnë më gjatë deri në pension.

Në njoftimin e përbashkët nga sindikatat më të mëdha të vendit theksuan se greva do të vazhdojë derisa qeveria të tërheq reformën e saj të pensioneve dhe të pezullohen gjatë festave të Krishtlindjeve.

Megjithatë, Philippe zhvillon sot bisedime me përfaqësuesit e sindikatës.

Në Francë, protestat dhe greva vazhdojnë edhe sot, në ditën e katërmbëdhjetë, për reformën e pensioneve që administrata Macron synon të zbatojë. Shumica e linjave të metrosë edhe gjatë ditës së sotme nuk funksionojnë dhe ka turma të mëdha.

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/macron-nuk-heq-dore-nga-reforma-ne-sistemin-pensional/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here