Home Business Lutu me këtë dua dhe mësoja të tjerëve …(Ti që je i...

Lutu me këtë dua dhe mësoja të tjerëve …(Ti që je i sprovuar me vesvese të shejtanit ,thuaje me zemër këtë lutje me dhjetëra herë në ditë)

24
0
SHARE

Allahume in-neke sal-let-te aleja aduvven alimen bi ujubina jerana huve ve kabiluhu min hajthu la nerahum.Allahume Ajis-hu min-na kema ajestehu min rahmetike, ke kan-nit-hu min-na kema kan-net-tehu min afvike, ve baid bejnena ve bejnehu kema baadte bejnehe ve bejne rahmetike ve xhen-netike, in-neke ala kul-li shejin kadir

اَللهمَّ إِنَّكَ سَلَّطْتَ عَليناَ عَدُوّاً عَلِيماً بِعُيويِنا يَرَانَا هوَ وَ قَبِيلُهُ مِنْ حَيْثُ لا نَراهُم اَللهمَّ آيِسْهُ مِنَّا كَماَ آسَسْتَهُ مِنْ رَحْمَتِكَ// وقَنِّطْهُ مِنَّا كَما قَنَّطْتَهُ مِنْ عَفْوِكَ // وباعِدْ بَيْنَنا وبَيْنَه كَما باعَدتَ بِيْنَه وبَيْنَ رحْمَتِكَ وَجَنَّتِكَ. بسم الله الرحمن الرحيم رَبِّ السَّماواتِ السَّبْعِ ورّبِّ العَرْشِ العَظِيمِ

Ka qenë një dijetarë me Emrin Muhamed Bin Vasi i cili për çdo ditë pas sabahut është lutur me një dua të veçantë për ta ruajtur Allahu nga djalli i mallkuar:

“O Zot ti na e ke dërguar neve një armik i cili na i di të metat tona, ai na sheh neve dhe fisi i tij, përderisa ne nuk e shohim atë. O Zot dëshpëro atë nga ne ashtu siç e dëshpërove atë nga mëshira jote. Humbja shpresën nga ne ashtu siç ja humbe shpresën nga falja Jote. Largo atë nga ne aq sa është ai larg faljes sate dhe xhenetit tënd. Bismilahi Rrahmani Rrahim në emër të Zotit të shtat qiejve , në emër të Zotit të Arshit të madh.

E një dite duke shkuar ne xhami ne namaz te sabahut i ka dalur Iblisi para ne formë te njeriut dhe i ka thënë Alimit: shumë po më rendon me këtë dua që po e bënë, a bon me lan ti këtë dua mos mu lut me te dhe mos me ja mësuar askujt e unë ta japi besën se kam me të lan të lirë dhe nuk kam me të bërë ves e as nuk kam me të dërguar në mëkate?
Dijetari ia ktheu: jo nuk bon me lenë, kam mu lutur me te dhe kam me ua mësuar të tjerëve e ti vepro çka te duash.

Përgatiti: Dr.Shefqet Krasniqi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here