Home Edukim Lideri i Iranit për Shqipërinë: Vend i pabesë, strehon tradhtarët iranianë

Lideri i Iranit për Shqipërinë: Vend i pabesë, strehon tradhtarët iranianë

13 views
0
SHARE

Irani sulmoi bazat amerikane në Irbil dhe Al Asad, në perëndim të Bagdadit, në shenjë hakmarrjeje ndaj vrasjes së gjeneralit Qassem Soleimani. Ndërkohë, lideri suprem iranian, Ajatollahu Ali Khamenei deklaroi se sulmi ishte një “shuplakë në fytyrë” për Shtetet e Bashkuara dhe bëri thirrje që t’i jepet fund pranisë amerikane në Lindjen e Mesme.

Por në mesazhin e tij Ajatollahu Ali Khamenei tha se Republika Islamike e Iranit duhet të njihte armiqtë e saj, duke lënë të nënkuptohej se mes tyre është dhe Shqipëria.

“Në një vend evropian, në një vend shumë të vogël evropian, por shumë i pabesë, ka disa elementë amerikanë me disa tradhtarë iranianë. Ata u bën bashkë për të komplotuar kundër republikës islamike. Komploti ishte tri ditë pas rritjes së çmimit të karburantit. Njerëzit ishin të pakënaqur për shkak të çmimit të karburantit. Disa njerëz dolën në protestë. Sapo ata dolën për të protestuar, këta agjentë të tradhtuar të armikut filluan të zbatojnë planin e tyre, të sabotojnë, të vrasin, të shkatërrojnë qeveritë dhe institucionet dhe të fillojnë luftë. Ky ishte plani i tyre kryesor”, – tha lideri suprem i Iranit gjatë fjalimit të tij.

Kujtojmë se në Shqipëri ndodhet një kamp ku janë strehuar rreth 3000 pjesëtarë të organizatës opozitare iraniane Mujahedeen el Khalq (MEK), të cilët janë konsideruar edhe opozita në mërgim e Iranit. Ata janë pranuar nga shteti shqiptar pas nënshkrimit të një marrëveshjeje mes qeverisë shqiptare dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndërkaq në 20 dhjetor 2019, shteti shqiptar dëboi ambasadorin e Iranit, Gholamhossein Mohammadnia dhe një diplomat të kësaj ambasade për cenim të sigurisë kombëtare./Opinion.al

http://mesazhi.com/lideri-i-iranit-per-shqiperine-vend-i-pabese-strehon-tradhtaret-iraniane/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here