Home Edukim “Libia nuk mbështetet më në misionin e OKB-së”

“Libia nuk mbështetet më në misionin e OKB-së”

9 views
0
SHARE

Qeveria e Pajtimit Kombëtar (GNA) në Libi ka thënë se më nuk i beson misionit të Kombeve të Bashkuara (OKB), transmeton Anadolu Agency (AA).

GNA tha se misioni i OKB-së nuk ka reaguar për sulmet ndaj civilëve nga forcat e gjeneralit Khalifa Haftar, të cilët në muajin prill të vitit 2018 nisën një fushatë ushtarake për të marrë kontrollin ndaj kryeqytetit Tripoli.

Zv/ministri i transportit, Hisham Abu Abushkiwat, në një deklaratë për televizionin Ahrar tha se GNA informoi plotësisht OKB-në lidhur me sulmin e forcave të Haftarit në Aeroportin e Mitigës, por organizata ndërkombëtare nuk veproi.

Ai tha se GNA nuk mbështetet më në misionin e OKB-së të udhëhequr nga i dërguari i posaçëm për Libinë, Gassan Selame.

Gjithashtu, Mustafa Mecii, zëdhënësi i operacionit Burkan Al-Ghadab, për AA tha se një dron i Emirateve të Bashkuara Arabe ka qëlluar një pozicion ushtarak në rajonin Sevvani në jug të Tripolit. Ai tha se askush nuk humbi jetën në sulmin që shkaktoi dëme materiale.

Trafiku ajror në Aeroportin e Mitigës u ndërpre pas sulmeve të kryera me 20 raketa e tipit Grad.

Që nga rrëzimi i ish-liderit libian Muammar Gaddafi në vitin 2011, në Libi janë shfaqur dy qendra pushteti, një në Libinë lindore e mbështetur kryesisht nga Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, me të cilën është i lidhur edhe gjenerali puçist Haftar, dhe një tjetër në Tripoli, e cila gëzon njohjen ndërkombëtare dhe atë të OKB-së.

Më 27 nëntor, Qeveria e Pajtimit Kombëtar (GNA) e Libisë nënshkroi marrëveshje të ndara me Turqinë për bashkëpunim ushtarak dhe për kufijtë detarë në Mesdheun Lindor.

Parlamenti turk të enjten miratoi dërgimin e trupave në Libi.

http://mesazhi.com/libia-nuk-mbeshtetet-me-ne-misionin-e-okb-se/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here