Home Edukim Libi, festohet armëpushimi në Tirpoli

Libi, festohet armëpushimi në Tirpoli

9 views
0
SHARE

Qetësia mbizotëroi në kryeqytetin libian Tripoli pas hyrjes në fuqi të armëpushimit të kërkuar nga Turqia dhe Rusia, raporton Anadolu Agency (AA).

Armëpushimi hyri në fuqi nga mesnata e së dielës, ndërsa vendimi u festua me fishekzjarre në kryeqytet.

Të shtunën, forcat besnike të komandantit puçist të Libisë, gjeneralit Khalifa Haftar, pranuan thirrjen e përbashkët nga Turqia dhe Rusia për armëpushim.

Zëdhënësi i Ushtrisë Kombëtare Libiane të Haftarit (LNA), Ahmed al-Mismari, tha në një video-mesazh se kanë pranuar thirrjen e armëpushimit, por do të përgjigjen ashpër nëse ai shkelet nga pala tjetër.

Njoftimi për armëpushimin erdhi disa minuta pasi presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij rus Vladimir Putin zhvilluan një bisedë telefonike, ndërsa më 8 janar pas një takimi në Stamboll bënë thirrje që më 12 janar në Libi të hyjë në fuqi një armëpushim.

Më 4 prill, forcat e Haftarit filluan një fushatë ushtarake për të kapur Tripolin, me çka Qeveria e Pajtimit Kombëtar (GNA) e njohur nga OKB nisi një kundër-operacion.

Ndërkaq, më 12 dhjetor, Haftar dha një tjetër urdhër për sulm ndaj Tripolit, duke e quajtur fushatën e re si “Lufta Vendimtare”, ndërsa si masë kundër këtij urdhri, në dhjetë qytete perëndimore të vendit u shpall mobilizim.

Sipas OKB-së, më shumë se 1.000 njerëz janë vrarë që nga fillimi i operacionit dhe më shumë se 5.000 të tjerë janë plagosur.

Që nga rrëzimi i ish-liderit libian Muammar Gaddafi në vitin 2011, në Libi janë shfaqur dy qendra pushteti, një në Libinë lindore e mbështetur kryesisht nga Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe GNA në Tripoli, e cila gëzon njohjen ndërkombëtare dhe atë të OKB-së.

http://mesazhi.com/libi-festohet-armepushimi-ne-tirpoli/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here