Home Edukim Liban, dhjetëra të lënduar në përleshjet me forcat e sigurisë

Liban, dhjetëra të lënduar në përleshjet me forcat e sigurisë

13 views
0
SHARE

Dhjetëra protestues u lënduan në kryeqytetin e Libanit të premten kur forcat e sigurisë përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë demonstruesit antiqeveritarë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Lëndimet ndodhën ndërsa protestuesit u përleshën me forcat e sigurisë të cilat u përpoqën të hapnin rrugët e bllokuara në zonën Corniche el Mazraa në Bejrut.

Forcat e sigurisë qëlluan me gaz lotësjellës, kurse protestuesit u përgjigjën me gurë dhe kokteje molotovi.

Demonstruesit dolën në rrugë për të protestuar kundër presidentit Michel Aoun, i cili i dha mandatin ish-ministrit të Arsimit Hassan Diab për të formuar një qeveri të re të enjten pas konsultimeve parlamentare.

Ish-kryeministri Saad Hariri u bëri thirrje demonstruesve që të largohen nga rrugët.

Konsultimet për emërimin e kryeministrit të ri u mbajtën pas dorëheqjes së Haririt më 29 tetor si rezultat i protestave popullore antiqeveritare.

Libani është përballur me normë të lartë të papunësisë, rritje të ngadaltë dhe borxh të lartë, gjë që ka shkaktuar protesta të gjera në vend në muajt e fundit.

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/liban-dhjetera-te-lenduar-ne-perleshjet-me-forcat-e-sigurise/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here