Home Këshilla LERE TË ARDHMEN TË VIJË

LERE TË ARDHMEN TË VIJË

0 views
0
SHARE

“Ajo që e ka përcaktuar Allahu – do të ndodhë; andaj mos e nxitoni!”

O njeri, mos u paraprijë ngjarjeve, a dëshiron që fëmija të vdesë para se të lindet?

Mos dëshiron të vjelësh frytet para se të piqen?

E nesërmja është e pasigurt, joreale. Ajo nuk ekziston, nuk ka ngjyrë e as shije. Përse atëherë preokupohemi aq shumë për të nesërmen, kemi frikë nga fatkeqësia e saj dhe prej gjërave të pakëndshme që mund të ndodhin?

Presim që të vijë me plot telashe, ndërsa nuk e dimë çka qëndron ndërmjet nesh dhe të nesërmes, a do e përjetojmë?

Po çka nëse na sjell gëzim dhe lumturi?

Është urgjente të kuptojmë që e nesërmja i përket së panjohurës dhe se ende nuk ka arritur në Tokë.

Nuk na përket neve të ndërtojmë ura për ta arritur atë. E kush e di, mbase do të ngecim para urës, e cila mund të rrënohet para se të arrijmë te synimi, apo do ta kalojmë të sigurt: Sipas Legjislacionit Islam nuk është e lejuar që trurin ta shndërrojmë në një hapësirë të madhe përsiatjesh për të ardhmen, hapjen e librit për të panjohurën, meditimin për gjërat e mistershme dhe preokupimin me të papriturat të cilat mund të na godasin.

Në të vërtetë, kjo është shpresë e rrejshme, të cilën mendja e shëndoshë nuk e pranon ngase në të fshihet shkatërrimi. Numri më i madh i njerëzve sot të ardhmen e tyre e presin duke ndjellë uri, varfëri, sëmundje, skamje dhe vuajtje, ndërsa të gjitha këto janë mësime nga shkolla e shejtanit.

“Shejtani u frikon me skamje dhe u nxitë të jeni koprrac, ndërsa Allahu u premton falje dhe shpërblim; Allahu është paskajshmërisht i mirë dhe di çdo gjë.”

Numri më i madh i këtyre njerëzve vajtojnë sepse pandehin se nesër do të jenë të uritur, se pas një viti do të sëmuren dhe që bota do të shkatërrohet pas njëqind vjetësh. Personi, jeta e të cilit ndodhet në dorën e Tjetërkujt nuk duhet të mendojë se si do të përfundojë. Personi që nuk e di kur do të vdesë nuk ka të drejtë të merret me diçka që nuk ekziston.

Lere të ardhmen të vijë. Mos u intereso për të, mos e prit goditjen e saj, ngase duhet të përballesh më të sotmen.

Me të vërtetë habitem me ata që zhyten në brenga për ditën, diellin e së cilës akoma nuk e kanë parë. Andaj ruaju nga shpresa e rrejshme.

Aid el-Karni

SHARE
Previous articleMjalti – Ilaç ndaj të gjitha sëmundjeve
Next articleMENDO DHE BËHU MIRËNJOHËS
“Sikur ndokush prej jush të kishte një lumë përpara shtëpisë së tij dhe të lahej në të pesë herë në ditë, a do të ngelte ndonjë papastërti në trupin e tij?” Thanë: Jo, asnjë papastërti nuk do të mbetej. Tha i Dërguari i Allahut: “Kështu janë edhe pesë namazet me të cilat Allahu fshin gjynahet.” (Buhariu dhe Muslimi)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here