Home Edukim Lëndohen 26 persona në aksidentin në rrugën Bllacë – Belonin në Republikën...

Lëndohen 26 persona në aksidentin në rrugën Bllacë – Belonin në Republikën e Serbisë

19 views
0
SHARE

 Gjithsej 26 persona janë lënduar në aksidentin e sotëm në rrugën Bllace – Belonini në Republikën e Serbisë, në të cilin një autobus me targa maqedonase u përmbys duke dërguar udhëtarë në një ekskursion njëditor në Kopaonik.

Siç informoi MPB-ja, në aksident janë lënduar 26 persona, 18 prej të cilëve janë në spitalin në Bllacë, ndërsa tetë janë dërguar në spitalin në Prokuple.

Sipas informacioneve të mjekëve, pacientët janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa vetëm një person në Prokuple ka lëndime më serioze.

Sipas informacionit fillestar nga spitali në Bllacë, Serbi, udhëtarët kanë qenë kryesisht nga Radovishi. 

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/lendohen-26-persona-ne-aksidentin-ne-rrugen-bllace-belonin-ne-republiken-e-serbise/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here