Home Edukim Lëndët gjyqësore ndaj Mursit në pesëvjetorin e puçit

Lëndët gjyqësore ndaj Mursit në pesëvjetorin e puçit

0 views
0
SHARE

Kanë kaluar pesë vite që nga grushti ushtarak i 3 korrikut të vitit 2013, përmes së cilit u rrëzua presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike i Egjiptit, Muhamed Mursi (67).

Pas grushtit të shtetit në Egjipt, ndaj Mursit u hapën gjashtë lëndë të ndryshme gjyqësore. Nga lëndët e hapura ndaj tij, të njohura si “Kërkesa për përfshirje në listën terroriste”, “Spiunazhi në emër të Katarit”, “Ngjarjet në Pallatin Itihadije”, “Fyerje ndaj gjyqësorit”, “Bastisja e burgjeve” dhe “Spiunazhi në emër të Hamasit”, në tri prej tyre është dhënë vendim përfundimtar, kurse tri të tjerat janë duke vazhduar.

Organizatat e të drejtave të njeriut i komentojnë si “politike” gjykimet dhe gjendjen në të cilën ndodhet Mursi. Ndërkaq, disa politologë që jetojnë në Egjipt i vlerësojnë zhvillimet si rezultat i rivalitetit politik.

Duke folur për Anadolu Agency (AA), kryetari i Organizatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut “Salam”, Ala Abdulmunsif, i cilësoi si “hakmarrje” praktikat ndaj Mursit.

Ai i vlerësoi si “një lloj hakmarrjeje” praktikat siç ishin zhdukja e Mursit pas ndërhyrjes ushtarake, fshehtësia e vendit ku u mbajt gjatë kësaj periudhe, nxjerra para gjykatësit, mbajtja i vetëm në qeli gjatë procesit gjyqësor dhe gjykimi i tij nga gjykatës të caktuar.

Duke theksuar se procesi gjyqësor ndaj Mursit nuk është në përputhje me kriteret ligjore vendore dhe ndërkombëtare, Abdulmunsif tha se “Vendimet gjyqësore për Mursin janë politike, ndërsa regjimi dëshiron të shpëtojë nga Mursi”.

– “Regjimi nuk mendon të pajtohet me Vëllazërinë Muslimane”

Profesori Said Sadik nga Universiteti Amerikan i Kajros, Departamenti i Sociologjisë Politike, gjithashtu thotë se gjykimet në lidhje me Mursin ishin rezultat i rivalitetit politik në Egjipt në vitet e fundit.

“Nuk mund të parashikojmë se deri kur do të zgjasin lëndët gjyqësore ndaj Mursit. Regjimi është shumë i fortë tani dhe nuk do të marrë parasysh pajtimin me Vëllazërinë Muslimane. Si munden ata që kanë rrëzuar Mursin ta lirojnë atë?”, thekson Sadik.

– Lëndët gjyqësore ndaj Mursit

Tre nga rastet kundër Mursit kanë përfunduar dhe është marrë vendim përfundimtar. Dy prej tyre kishin të bënin me “Ngjarjet e Pallatit Itihadije”. Gjykata e dënoi Mursin me 20 vjet burg më 22 tetor 2016.

Rasti lidhur me listën terroriste u dëgjua në Gjykatën Supreme më 21 mars 2017. Gjykata Supreme mbështeti vendimin e gjykatës për përfshirjen në listën terroriste Muhammed Mursin dhe 26 persona të tjerë, duke përfshirë Muhamed Bedi, kreun e Këshillit Udhërrëfyes të Vëllazërisë Muslimane, për tre vjet. Vendimi i gjykatës u mor në prill të vitit 2016.

Vendimi i tretë përfundimtar mbi Mursin u mor në rastin e “Spiunazhit në emër të Katarit”. Më 16 shtator 2017, Gjykata Supreme uli në 20 vite dënimin e Mursit, i cili më 18 qershor të vitit 2016 në këtë lëndë ishte dënuar me 40 vjet burg.

Mursi u dënua me tre vite burgim për “fyerje ndaj gjyqësorit”. Megjithatë, vendimi u ankimua. Asnjë vendim përfundimtar ende nuk është marrë në këtë rast.

– Rrëzimi i lëndës në të cilën u dënua me vdekje

Më 15 nëntor të vitit 2016, Gjykata e Apelit vendosi që Mursi, i cili u dënua me vdekje në rastin “basitsja e burgjeve”, i njohur edhe si “Rasti i Burgut Vadi’n-Natrun”, të rigjykohet.

Aktgjykimi mbi këtë rast vazhdon pasi vendimi për dënim me vdekje u rrëzua më 16 maj të vitit 2015.

Lënda e gjashtë e cila është në vazhdim kundër Mursit është rasti i “spiunazhit në emër të Hamasit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here