Home Edukim LDK-ja vazhdon insistimin për postin e presidentit

LDK-ja vazhdon insistimin për postin e presidentit

18 views
0
SHARE

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se koalicioni qeverisës me Vetëvendosjen sipas gjasave kryhet para 24 dhjetorit kur është thirrur Seanca Konstituive e legjislaturë së shtatë.

Përveç saj, ai tha për Klan Kosovën se Lidhja Demokratike insiston që posti i presidentit të futet në ujdinë me Vetëvendosjen.

Megjithatë Avdullah Hotit detaje më së shumti për këtë punë dinë liderët e të dy partive, Isa Mustafa dhe Albin Kurti.

Ndërkaq, nga Vetëvendosje kanë paralajmëruar se në qoftë se LDK vazhdon të insistojë dhe nuk heq dorë për postin e presidentit, atëherë Kosova mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/ldk-ja-vazhdon-insistimin-per-postin-e-presidentit/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here