Home Edukim LDK-ja shpreh gatishmёrinё qё tё vijojё bisedimet me VV-në

LDK-ja shpreh gatishmёrinё qё tё vijojё bisedimet me VV-në

32 views
0
SHARE

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbledhur sot Kryesinë për të diskutuar situatën pas Konstituimit tё Kuvendit tё Kosovёs.

Ky subjekt politik ka shprehur gatishmёrinё qё tё vijojё bisedimet me Lёvizjen Vetёvendosje, mbi bazёn e mirёbesimit dhe tё partneritetit, transmeton Klan Kosova.

“LDK-ja vlerёson se ёshtё nё interesin mё tё mirё tё vendit implementimi i rezultatit tё zgjedhjeve tё 6 tetorit 2019 dhe krijimi i institucioneve”.

“LDK-ja konsideron se partisё qё ka dalё e para i takon pёrgjegjёsia pёr tё themeluar institucionet”.

“LDK-ja, edhe njё herё shpreh gatishmёrinё qё tё vijojё bisedimet me Lёvizjen Vetёvendosje, mbi bazёn e mirёbesimit dhe tё partneritetit”.

“LDK-ja vlerёson se pushtetet e balancuara dhe pёrgjegjёsitё e pёrbashkёta janё jetike pёr funksionimin e koalicionit tё mundshёm, si dhe pёr funksionimin demokratik tё institucioneve”.

“LDK-ja fton Lёvizjen Vetёvendosje qё tё reflektojё mbi bazёn e kёtij parimi, nё bazё tё tё cilit edhe ёshtё ndёrtuar qёndrimi i LDK-sё lidhur ndarjen e pushteteve dhe balancin ndёrmjet tyre”.

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/ldk-ja-shpreh-gatishm%d1%91rin%d1%91-q%d1%91-t%d1%91-vijoj%d1%91-bisedimet-me-vv-ne/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here