Home Edukim Ky është numri ku mund të kërkojnë ndihmë kosovarët e prekur nga...

Ky është numri ku mund të kërkojnë ndihmë kosovarët e prekur nga tërmeti

24 views
0
SHARE

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës përms një njoftimi për media ka bërë të ditur se është duke përcjellë me shumë shqetësim lajmet që po vijnë nga Shqipëria, pas termetit të rëndë i cili goditi të martën në mëngjes Durrësin dhe rrethinën e tij.

Zëvëndeskryeministri i Republikës së Kosovës dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z.Behgjet Pacolli, është në kontakt të vazhdueshëm me homologun e tij, z.Gent Cakaj, dhe autoritetet tjera shqiptare.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës u shpreh ngushëllime familjeve të viktimave që la pas termeti i sotëm, dhe njëherësh uron që të gjithë të lënduarit të shërohen sa më shpejtë.

Institucionet e Republikës së Kosovës tashmë i janë përgjigjur nevojës për të ndihmuar autoritetet shqiptare, ndërsa shtetasit kosovarë që ndodhen në Shqipëri dhe mund të kenë pësuar nga termeti, sugjerohen të kërkojnë ndihmë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Tiranë. (Numri emergjent: +355 68 241 5291).

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/ky-eshte-numri-ku-mund-te-kerkojne-ndihme-kosovaret-e-prekur-nga-termeti/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here