Home Edukim Kurti takohet me përfaqësues shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, flasin për formimin...

Kurti takohet me përfaqësues shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, flasin për formimin e qeverisë

16 views
0
SHARE

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, së bashku me Albulena Haxhiu dhe Liburn Aliu pritën në takim Kryetarin e Lëvizjes Besa,  Bilall Kasami, i cili ishte i shoqëruar nga nënkryetari i këtij subjekti, njëkohësisht deputet, Fadil Zendeli, deputetja Teuta Bilalli dhe Sekretari i Përgjithshëm, Arjanit Hoxha.

Kasami ia uroi Kurti fitoren në zgjedhjet e fundit duke shprehë bindjen që ky vullnet për ndryshim ka dhënë sinjale pozitive në rajon e sidomos te shqiptarët në Maqedoni të Veriut, transmeton Klan Kosova.

Ai shprehu dëshirën që qeveria e re të formohet sa më parë dhe kryeministri i ri ta ketë një sy më aktiv për problemet dhe hallet e shqiptarëve në Maqedoni.

Kurti  foli për shqiptarët në Maqedoni dhe domosdoshmërinë që atyre përveç se t’iu respektohen të drejtat dhe liritë t’iu zgjerohen edhe mundësitë drejt progresit dhe mirëqenies.

Në fund, palët u dakorduan ta shtojnë komunikimin.

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/kurti-takohet-me-perfaqesues-shqiptare-ne-maqedonine-e-veriut-flasin-per-formimin-e-qeverise/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here