Home Edukim Kurti sot nuk takohet as me Thaçin e as me Mustafën

Kurti sot nuk takohet as me Thaçin e as me Mustafën

10 views
0
SHARE

Kreu i Lëvizjes ‘Vetëvendosje’, kandidat për Kryeministër nga ky subjekt politik Albin Kurti, as sot nuk do ta takojë as presidentin Hashim Thaçi dhe as Kryetarin e LDK-së Isa Mustafa.

Lajmin për ‘RADIO 1’ e ka bërë të ditur Lëvizja ‘Vetëvendosje’, nëpërmjet zyrtarit të saj për media, Arlind Manxhuka.

“Në asnjë drejtim që po pyesni, sot nuk është planifikuar takim i z.Kurti. Pra as me presidentin Thaçi as me z.Mustafa. Nuk është planifikuar takim.”-deklaroi Manxhuka.

Ndryshe Albin Kurti mbrëmë pas dy ftesave nga presidneti Thaçi për takim, të cilat i refuzoi, u pa në koktejin e fundvitit të Lëvizjes ‘Vetëvendosje’ prej nga foli për mos realzimin e takimeve me Thaçin.

“Kam marrë sot dy ftesa, por agjenda e krerëve të shtetit është shumë e ngjeshur. Prandaj nuk mund të takohemi ashtu, përveç kur ka ndonjë fatkeqësi ose ndonjë urgjencë tjetër”, ka thënë Kurti mbrëmë.

Kurti ka shtuar se sigurisht që do të takohet me Thaçin, por që paraprakisht ka potencuar se do të shqyrtoj nenet që janë përmendur.

“ Kam qenë në Shkup dhe unë nuk e kam agjendën sot për sot”.

Kurti sot nuk takohet as me Thaçin e as me Mustafën

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here