Home Edukim Kurti: Sot e kuptojmë nëse LDK do betonohet më shumë apo do...

Kurti: Sot e kuptojmë nëse LDK do betonohet më shumë apo do e mundësojë marrëveshjen

20 views
0
SHARE

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se sot mbetet të shihet nëse thirrja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së nga Isa Mustafa, do të betonojë marrëveshjen për koalicion.

Lideri i VV-së tha se ka besuar se do të takohet me Isa Mustafën këtë javë, mirëpo, shton se nuk do që të ndërhyjë te LDK-ja që sot e ka thirrur mbledhjen e Këshillit.

“Unë me siguri që kam besuar se duhet të ketë takim këtë javë, mirëpo, nuk dua që të ndërhyjë te LDK-ja e cila mësova se ka thirrur një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm si organi më i lartë. Ne në VV besojmë se thirrja e këshillit në subjektin tonë duhet të mbahet pas marrëveshjes, jo para marrëveshjes”, tha Kurti.

Kurti tha se  Vetëvendosje do të mbajë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm pas marrëveshjes.

Ai këto komente i bëri pasi ka dëshmuar lidhur me kallëzimin penal ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit për rastin “Organizata Syri i Popullit”. 

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/kurti-sot-e-kuptojme-nese-ldk-do-betonohet-me-shume-apo-do-e-mundesoje-marreveshjen/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here