Home Edukim Kurti pas takimit me Thaçin: Do ta sjellim propozimin tonë për mandatim...

Kurti pas takimit me Thaçin: Do ta sjellim propozimin tonë për mandatim sa më parë

13 views
0
SHARE

Sapo ka përfunduar takimi në mes të Hashim Thaçit dhe Albin Kurtit.

Vetëm pak minuta ka zgjatur takimi në mes të presidentit të vendit, Hashim Thaçi, dhe kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Kurti pas këtij takimi ka deklaruar se nuk është mandatar dhe nuk është dorëzuar asnjë emër për kandidatin për kryeministër, raporton lajmi.net.

Kurti ka deklaruar se ky thjeshtë ka qenë një takim konsultativ me presidentin Thaçi dhe se sa më shpejt pas konsultimeve me Kryesinë dhe Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje do t’ia dorëzoj emrin presidentit Thaçi.

“Sot isha në takim me presidentin e Republikës, me ftesën e këtij të fundit ishte një takim i shkurtër konsultativ, pa efekte juridike. Në këtë takim disa minutash unë dëgjova presidentin i cili shprehu interesimin për formimin e sa më shpejt për formimin e qeverisë, por gjithashtu kërkoi që ne ta bëjmë propozimin, por në bazë të kushtetutës ne duhet ta bëjmë këtë shkresë me shkrim. Dhe për këtë kërkesë do ta bëj edhe në kryesinë e VV-së dhe sa më parë t’ia dorëzojmë presidentit në mënyrë që ai sa më parë ta mandator kandidatin për kryeministër”, ka deklaruar Kurti pas takimit. 

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/kurti-pas-takimit-me-thacin-do-ta-sjellim-propozimin-tone-per-mandatim-sa-me-pare/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here