Home Edukim Kurti pas dëshmisë kundër Thaçit e Veselit: Pres që të dënohen për...

Kurti pas dëshmisë kundër Thaçit e Veselit: Pres që të dënohen për shpifje

17 views
0
SHARE

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ka dhënë dëshmitë e tij  para Prokurorisë Themelore në Prishtinë kundër presidentit Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli, të cilët akuzuan krerët e VV-së se kanë lidhje me “Organizatën Syri i Popullit”, raporton Ekonomia Online.

Pas dëshmisë në një prononcim për medie Kurti tha se pret që të ngrihet aktakuzë nga Thaçit e Veselit, e cila sipas tij duhet të shndërrohet edhe në dënim.

Me datë 25 prill pra edhe 1 jave bëhen 8 muaj, Glauk Konjufca dhe unë bëmë kallëzim penal ndaj presidentit të vendit, Hashim Thaçi dhe kreut të Kuvendit, Kadri Veseli. Ne kemi bërë këtë meqenëse ata kanë deklaruar rrejshëm nën betim, duke na akuzuar neve dyve në lidhje me të ashtuquajturën Syri i Popullit.  Pra edhe 10 ditë bëhen 1 vit prej se Thaçi e Veseli kanë deklaruar që në njërën anë VV është  krahu i armatosur i organizatës Syri i Popullit, dhe në anën tjetër kanë thënë që jemi ne të dy që madje jemi marrur me shkrim të komunikatave të UÇK-së në 1999 madje kanë akuzuar se kemi inspiruar dhe udhëhequr atë organizatë”.

“Është për t’u çuditur se si prokurori nuk ka reaguar fare, ne në fund ne e morëm thirrjen dhe më vjen mirë që sot pata rastin që ta përgjigjem në të gjitha pyetjet. Ne kërkojmë që kjo të shndërrohet në aktakuzë ndaj Thaçit e Veselit e besoj se duhet të përfundojë me dënim”, tha ai.

Kurti tha se do të jetë i gatshëm të dëshmojë sa herë që ftohet nga Prokuroria.

“Do ta jem i gatshëm që sa herë të më thërras Prokuroria“, tha ai.

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/kurti-pas-deshmise-kunder-thacit-e-veselit-pres-qe-te-denohen-per-shpifje/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here