Home Edukim Kurti flet për kërcënimin: Nuk dua të përzihem në çështjet e drejtësisë...

Kurti flet për kërcënimin: Nuk dua të përzihem në çështjet e drejtësisë por Hoti do të ishte mirë të lirohej

11 views
0
SHARE

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka komentuar kërcënimin me jetë që e ka marrë nga kandidati i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti.

Përmes një postimi në Fcaebook, ka thënë se do të ishte mirë që kandidati për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate i cili e kërcënoi me vdekje mbrëmë, Haxhi Hoti, të lirohet nga paraburgimi dhe ta presë Vitin e Ri me familjen e tij.

Ai po ashtu ka thënë se nuk mund t’i vlerësoj çështjet e sigurisë dhe as të përzihem në ato të drejtësisë, përcjell lajmi.net.

“Unë nuk jam John Fitzgerald Kennedy kurse z. Haxhi Hoti nuk është Lee Harvey Oswald. Nuk mund t’i vlerësoj çështjet e sigurisë dhe as të përzihem në ato të drejtësisë, por besoj që do të ishte mirë që z. Hoti të lirohet e ta presë Vitin e Ri 2020 me familjen e tij në shtëpinë e tij”, ka shkruar Kurti.

Mbrëmë, Haxhi Hoti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkroi një status me përmbajtje kërcënuese ndaj liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, duke e paralajmëruar këtë të fundit se “mund të vritet”.

LVV ka dorëzuar kallëzim penal kundër Hotit në Polici, ndërkaq Polciaia e ka arrestuar atë dhe e ka dërguar në mbajtje për 48 orë.

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/kurti-flet-per-kercenimin-nuk-dua-te-perzihem-ne-ceshtjet-e-drejtesise-por-hoti-do-te-ishte-mire-te-lirohej/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here