Home Edukim Kurajo për të sfiduar Turqinë: Greqia, Qipro dhe Izraeli nënshkruajnë marrëveshjen e...

Kurajo për të sfiduar Turqinë: Greqia, Qipro dhe Izraeli nënshkruajnë marrëveshjen e tubacionit EastMed, në lojë dhe Shqipëria

7 views
0
SHARE

Greqia, Izraeli dhe Qipro kanë nënshkruar një marrëveshje për ndërtimin e një tubacioni nën ujrat e Egjeut, që me gjasë do çojë në një përplasje të re më Turqinë. Ky tubacion është planifikuar që  të çojë gaz nga Mesdheu Juglindor në Evropën kontinentale.

Tubacioni 1,900 kilometra, duhet të jetë një burim alternative gazi për Evropën, i cili varet kryesisht nga furnizimet nga Rusia dhe rajoni i Kaukazit.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, i cili mori pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes, së bashku me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe Presidentin qipriot Nicos Anastasiades, tha se tubacioni do t’i ofronte Evropës “fleksibilitet dhe pavarësi më të mirë në burimet e energjisë”.

Projekti mund të përfshijë gaz të nxjerrë nga një vendburim i ardhshëm i gazit në ujërat jashtë Qipros dhe Greqisë, ku një studim është duke u zhvilluar aktualisht, e ku Turqia po dërgon sinjale se aty është ajo që vendos.

Por Presidenti i Qipros, Nicos Anastasiades, tha se tubacioni konfirmon se Greqia dhe Qipro kanë të drejta sovrane në ujërat që u janë dhënë atyre sipas ligjit ndërkombëtar.

“Ky bashkëpunim që ne po zhvillojmë nuk drejtohet drejtpërdrejt kundër një vendi të tretë. Në të kundërtën, cilindo vend që dëshiron të anëtarësohet, kuptohet, nëse pranon parimet themelore të ligjit ndërkombëtar dhe respekton plotësisht të drejtat sovrane dhe integritetin territorial të vendeve të pavarura, është i mirëpritur”, tha Anastasiades.

Netanyahu tha pas nënshkrimit që Izraeli duhet të bëhet një “shtëpi e fuqishme energjie” me rezervat e saj nënujore të gazit, duke shtuar se të tre vendet kanë formuar një aleancë me rëndësi të madhe “që do të forcojë stabilitetin rajonal.

Ministri izraelit i energjisë Yuval Steinitz tha se ndërtimi i gazsjellësit EastMed do të zgjaste shtatë vjet, si dhe avantazhi i tij për të qenë “më pak i prekshëm” nga sabotimi dhe moskalimi i shumë kufijve shtetërorë për të arritur në treg.

Projekti prej gjashtë miliardë eurosh mund të plotësojë rreth 10 përqind të nevojave të BE-së për gaz natyror, por ideja është e mbushur me pengesa politike dhe logjistike, kryesisht për shkak të tensioneve midis Greqisë dhe Qipros me Turqinë për eksplorimin në ujrat pranë Qipros.

Italia është vendi më i rëndësishëm i destinacionit, por vendet e Evropës Juglindore gjithashtu duan të përfitojnë nga projekti.

Raportohet se Greqia, Qipro dhe Turqia kanë debatuar për vite me radhë për të drejtën e shfrytëzimit të fushave të gazit në Mesdheun lindor.

Në fund të vitit 2019, Libia dhe Turqia nënshkruan një marrëveshje sipas së cilës zona e tyre e përbashkët ekonomike u formua në përputhje me dëshirat e tyre dhe e cila i ndau ndërmjet tyre një pjesë të madhe të Egjeut Lindor.

Presidenti i Republikës Turke të vetëshpallur të Qipros Veriore, Mustafa Akinci dënoi projektin, duke dënuar përjashtimin e Turqisë dhe Qipros turke.

Ai mendon se projekti është “në kundërshtim me faktet gjeografike, dhe se nuk është ekonomikisht i arsyeshëm dhe se u vendos thjesht mbi baza politike”.

Këtu mund të hyjë në lojë dhe Shqipëria, pasi tubacioni që do shkojë drejt Italisë, duhet të instalohet në hapësirën e diskutueshme të kufijve detarë me Greqinë.

Ish-kryeministri Berisha, deklaronte kohë më parë se pas anullimit të Marrëveshjes së Detit më Greqinë, një inisiativë e PS-së që e çoi në Kushtetuese, qëndronte vetë Erdogani. /tesheshi.com/

http://mesazhi.com/kurajo-per-te-sfiduar-turqine-greqia-qipro-dhe-izraeli-nenshkruajne-marreveshjen-e-tubacionit-eastmed-ne-loje-dhe-shqiperia/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here