Home Këshilla Kur ndihesh i lodhur dhe i zhgënjyer nga shumë përpjekje të pafrytshme

Kur ndihesh i lodhur dhe i zhgënjyer nga shumë përpjekje të pafrytshme

8 views
0
SHARE

Kur ndihesh i lodhur dhe i zhgënjyer nga shumë përpjekje të pafrytshme…kur gjunjët të janë plagosur dhe zemra të është vrarë dije se ALLAHU ESHTE ME TY!
Kur ke qarë aq shumë dhe kur zemra ndihet në ankth dije se ALLAHU E DI PER ÇDO PIKË LOTI TE RËNË NGA SYTË E TU.
Kur ti bën dua dhe zemra të merr hov nga besimi,e ti pret për përgjigjen e saj i sigurtë dhe i mbushur me shpresë dije se ALLAHU PRET ME TY.
Kur ndihesh vetëm dhe të kaplon trishtimi dije se NUK JE VETEM!
Kur ke provuar gjithcka dhe nuk e di ku të kthehësh dije se ALLAHU KA NJË ZGJIDHJE PËR TY!
Kur cdo gjë rreth teje të duket e zymtë dhe nuk mundesh të kuptosh shumë gjëra të jetës tënde,dije se PËRGJIGJA ËSHTË TE ALLAHU.!
Kur sheh shkëlqim dhe dritë në pamjen tënde,e brenda teje gjen grimca shprese dije se ALLAHU I KA FOLUR ZEMRËS TËNDE!
Kur gjërat të shkojnë mirë,dhe ti e gjen vetën falënderues dije se ALLAHU TË KA BEKUAR!
Kur të ndodh dicka e gëzueshme dhe shpirti yt fluturon nga lumturia dije se ALLAHU ËSHTË I GËZUAR PËR TY.!
Kur ke një qëllim për të përmbushur dhe një ëndërr për të ndjekur(kënaqesinë e të Vetmit) dije se ALLAHU TË KA HAPUR SYTË DHE KA THËRRITUR EMRIN TËND!

SHARE
Previous articleJi falënderues që nuk ke gjithcka që dëshiron
Next articleZemrat gjejnë qetësi …!?
“Sikur ndokush prej jush të kishte një lumë përpara shtëpisë së tij dhe të lahej në të pesë herë në ditë, a do të ngelte ndonjë papastërti në trupin e tij?” Thanë: Jo, asnjë papastërti nuk do të mbetej. Tha i Dërguari i Allahut: “Kështu janë edhe pesë namazet me të cilat Allahu fshin gjynahet.” (Buhariu dhe Muslimi)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here