Home Këshilla Kundër dhembjeve në vesh është mirë të fërkohet me dorë e më...

Kundër dhembjeve në vesh është mirë të fërkohet me dorë e më pastaj të lexohet kjo lutje 7 herë

0 views
0
SHARE

Transmetohet se kundër dhembjeve në vesh është mirë të fërkohet me dorë e më pastaj të lexohet kjo lutje 7 herë:
“Tek All-llahu kërkoj strehim, të Cilit i takon çdo gjë në tokë dhe në dete, çdo gjë që është në qiej e në Tokë. Ai dëgjon dhe shehë çdo gjë”. (fq. 380)
Gjithashtu kur veshi mbyllet ose nuk dëgjon mirë vëhet dora në vesh dhe lexohen këto versete të Kur’anit fisnik:
“Sikur Ne ta zbritnim këtë Kur’an mbi ndonjë kodër, do ta shihje atë të strukur e të çarë prej frikës nga All-llahu. Këta janë shembuj që ua shkoqisim njerëzve në mënyrë që ata të mendojnë.”
Ai është All-llahu që nuk ka zot tjetër, vetëm Ai që e di të fshehtën dhe të dukshmën, Ai është Mëshiruesi, Mëshirëbërësi!
Ai është All-llahu që nuk ka zot tjetër përveç Tij, sundues i përgjithshëm, i pastër (prej të metave që i mvishen) shpëtimtar (që i shpëton njerëzit prej ndëshkimit të padrejtë) sigurues (që siguron njerëzit me premtimin e vet dhe pejgamberët me mrekulli), mbikëqyrës (që mbikëqyr me përcjell çdo send), i plotëfuqishëm, mbizotërues, i madhërishëm. I lartësuar është All-llahu nga çka i shoqërojnë!
Ai është All-llahu , Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi. Të tij janë emrat më të bukur. Atë (All-llahun) e madhëron çka në qiej e në tokë dhe Ai është ngadhënjyesi , i urti”.
(El Hashr, 21-24)
(fq. 381)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here