Home Edukim Kryeministri irakian: Është ndezur fitili i luftës shkatërruese në Irak dhe rajon

Kryeministri irakian: Është ndezur fitili i luftës shkatërruese në Irak dhe rajon

15 views
0
SHARE

Kryeministri irakian, Adil Abdulmahdi, deklaroi se me vrasjen e komandantit të njësitit elitar iranian “Kuds”, Qassem Soleimani dhe zëvendës komandantit të forcave shiite Hashd al-Shaabi, Abu Mahdi al-Muhandis, është shkelur integriteti i vendit të tij dhe se është ndezur fitili i luftës shkatërrimtare në këtë vend dhe tërë rajonin, raporton Anadolu Agency (AA).

Abdulmahdi në deklaratën me shkrim ashpër dënoi sulmin e mbrëmshëm të ushtrisë amerikane në të cilin u vranë Soleimani dhe Muhandis, duke nënvizuar se ata të dy kanë qenë simbol të fitores mbi DEASH-in.

“Atentati ndaj një udhëheqësi zyrtar ushtarak irakian përbën armiqësi ndaj popullit, shtetit dhe qeverisë irakiane. Likuidimi i udhëheqësve ushtarakë nga vendet irakiane dhe vëllazërore (Irani) në territorin e Irakut është një shkelje e sovranitetit të vendit tonë, një sulm për nderin e këtij vendi. Për më tepër, ky sulm ndezi fitilin e një lufte shkatërruese në Irak dhe rajon. Sulmi gjithashtu bie ndesh me kushtet e qëndrimit të trupave amerikane në Irak”, porositi Abdulmahdi.

Abdulmahdi po ashtu thirri Kuvendin e Irakut në seancë të jashtëzakonshme në të cilën do të debatohej për sulmin.

Kryeministri irakian tha se thirrjen e ka bërë për të marrë vendimet e nevojshme në kuadër të vërtetimit të pozitës zyrtare irakiane, mbrojtjen e sigurisë dhe sovranitetit.

Në sulmin e mbrëmshëm në aeroportin në Bagdad është vrarë komandanti Soleimani, i cili kryesonte njësinë elitare iraniane të Gardës Revolucionare, ndërsa SHBA-të njoftuan se sulmin e kanë kryer forcat amerikane me direktivë të presidentit të vendit, Donald Trump.

http://mesazhi.com/kryeministri-irakian-eshte-ndezur-fitili-i-luftes-shkaterruese-ne-irak-dhe-rajon/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here