Home Edukim Kryeministri etiopian i përgjigjet Trumpit: Ankohu tek Komiteti i Nobelit

Kryeministri etiopian i përgjigjet Trumpit: Ankohu tek Komiteti i Nobelit

6 views
0
SHARE

Kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed, në lidhje me fjalët e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, se ai meritonte Çmimin Nobel të Paqes tha se “Presidenti Trump duhet të ankohet tek Nobeli”, raporton Anadolu Agency (AA).

Ahmed gjatë vizitës së tij zyrtare në Afrikën e Jugut, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me deklaratat e Trumpit.

Ai tha se ankesën që e ka presidenti amerikan duhet t’ia paraqesë Komiteti të Nobelit e jo Etiopisë. “Nuk kam informacione se si Nobeli e zgjedh një person”, tha ai.

“Unë jam ai që bëra një marrëveshje dhe e shpëtova një vend. Por, lideri i atij vendit ka marrë Çmimin Nobel për Paqe për arsye se e ka shpëtuar vendin”, kishte deklaruar presidenti amerikan Trump gjatë një mitingu zgjedhor në Ohio.

Edhe pse Trump nuk përmendi Etiopinë dhe Abiy Ahmed-in, deklarata në fjalë shkaktoi reagime të mëdha në Etiopi.

Disa ekspertë kishin komentuar se Trump e kishte fjalën për ndërmjetësimin e SHBA-ve në negociatat për digën Hedasi që kishte shkaktuar krizë mes Egjiptit dhe Etiopisë.

Çmimi Nobel për Paqe, vitin e kaluar iu dha kryeministrit etiopian, Abiy Ahmed, për shkak “të iniciativës së vendosur, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe përpjekjes për të arritur në paqe për zgjidhjen e konfliktit kufitar me Eritrenë”.

http://mesazhi.com/kryeministri-etiopian-i-pergjigjet-trumpit-ankohu-tek-komiteti-i-nobelit/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here