Home Edukim “Kroacia nuk do të marrë pjesë në ndarjen e çmimit Nobel”

“Kroacia nuk do të marrë pjesë në ndarjen e çmimit Nobel”

11 views
0
SHARE

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane e Kroacisë ka vendosur që ambasadori i këtij vendi në Suedi të mos marrë pjesë në ceremoninë e nesërme të ndarjes së çmimit Nobel në Stokholm, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane e Kroacisë ka vendosur që ambasadori i Kroacisë të mos marrë pjesë në ndarjen e çmimit Nobel në Stokholm, për shkak të ndarjes së çmimit për personat e angazhuar politikisht në mbështetjen e politikës së madhe serbe të Sllobodan Millosheviçit në vitet e 90’ta të shekullit të kaluar”, tha ministria kroate në twitter.

Përveç Kroacisë, po ashtu edhe Kosova, Shqipëria dhe Turqia njoftuan se nuk do të marrin pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimit Nobel në Stokholm, për shkak të fituesit të diskutueshëm të çmimit Nobel për letërsi, Peter Handke.

SHPËRNDAJE

“Kroacia nuk do të marrë pjesë në ndarjen e çmimit Nobel”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here