Home Edukim Kroacia me ekip të specializuar për shpëtim nga tërmeti në Shqipëri

Kroacia me ekip të specializuar për shpëtim nga tërmeti në Shqipëri

30 views
0
SHARE

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq dhe presidentja Kolinda Grabar-Kitaroviq dërguan ngushëllimet e tyre për Shqipërinë, pas një tërmeti shkatërrues që goditi vendin këtë mëngjes, duke thënë se Kroacia ka vendosur të dërgojë një ekip të specializuar për shpëtim në Shqipëri.

“Në bisedën me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, u shpreha ngushëllimet e mia familjeve të viktimave dhe simpatisë ndaj popullit shqiptar, pas tërmetit të fortë që goditi Shqipërinë”, tha Plenkoviq në llogarinë e tij në Twitter.

”Bazuar në një vendim qeverie, Kroacia do të dërgojë në Shqipëri një ekip të specializuar për shpëtimin nga rrënojat”, shtoi ai.

Presidentja Kolinda Grabar-Kitaroviq shprehu ngushëllimet e saj për familjet e viktimave të tërmetit.

“E pikëlluar thellë nga tërmetet tragjike në Shqipëri. Simpatitë dhe ngushëllimet e mia të sinqerta për popullin shqiptar dhe familjet e viktimave. Uroj një shërim të shpejtë për të plagosurit”, tha ajo në llogarinë e saj në Twitter.

Një ekip-kërkimi dhe shpëtimi që përfshin 15 oficerë të mbrojtjes civile dhe 8 qenë kërkues do të fluturojnë me dy helikopterë ushtarakë për të ndihmuar në operacionet e shpëtimit pas tërmetit në Shqipëri.

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/kroacia-me-ekip-te-specializuar-per-shpetim-nga-termeti-ne-shqiperi/

SHARE
Previous articleShqipërinë e goditën 42 tërmete
Next articleTurqia: Jemi pranë Shqipërisë
“Sikur ndokush prej jush të kishte një lumë përpara shtëpisë së tij dhe të lahej në të pesë herë në ditë, a do të ngelte ndonjë papastërti në trupin e tij?” Thanë: Jo, asnjë papastërti nuk do të mbetej. Tha i Dërguari i Allahut: “Kështu janë edhe pesë namazet me të cilat Allahu fshin gjynahet.” (Buhariu dhe Muslimi)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here