Home Edukim Kroacia humbë 500 mijë punëtorë, shkojnë pakistanezë dhe indianë

Kroacia humbë 500 mijë punëtorë, shkojnë pakistanezë dhe indianë

13 views
0
SHARE

500 mijë punëtorë ka humbur Kroacia nga viti 2008 deri në 2018-n, thotë Davorko Vidovic, këshilltar në Dhomën Kroate të Tregtisë. Ai shpjegon se 200 mijë janë larguar “natyralisht” duke dalë në pension, ndërsa 300 mijë llogaritet numri i punëtorëve të larguar si emigrantë. 

Sipas mediave kroate, sektori privat ka paralajmëruar prej kohësh për një situatë alarmante, kryesisht gjatë sezonit të verës kur është e vështirë të gjenden punëtorë.

Të gjendur në këtë situatë të vështirë, bizneset po mundohen të zëvendësojnë punëtorët vendas me të huaj. Sipas Jutarnji List, 40 mijë të huaj punuan gjatë vitit të kaluar në Kroaci.

“Isha në Dubai së fundmi dhe intervistova 20 njerëz. Ata janë kryesisht nga Pakistani dhe India, si dhe janë të gatshëm të vijnë të punojnë këtu në Kroaci”, tregon Stipe Dunatov, pronar i një restoranti.

Duhen të paktën dy muaj që të nxirret një leje e përkohshme pune për të huajt në Kroaci, ndaj bizneset i nisin që tani përgatitjet për të qenë gati gjatë sezonit të verës.

Kroacia është vend anëtar i Bashkimit Evropian, ndërkohë që përballet prej vitesh me problemin e emigracionit./tch

The post Kroacia humbë 500 mijë punëtorë, shkojnë pakistanezë dhe indianë appeared first on Mesazhi.com.

http://mesazhi.com/kroacia-humbe-500-mije-punetore-shkojne-pakistaneze-dhe-indiane/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here