Home Këshilla Krahasimet që prishin lumturinë!

Krahasimet që prishin lumturinë!

0 views
0
SHARE

Njerëzit në shumë raste kur duan të këshillojnë apo të përmirësojnë dikë, bëjnë krahasimin e tij me të tjerët, duke thënë: Shikoje Filanin! Shikoje Filanen!

Është keq kur prindi nënçmon fëmiun e tij, duke e krahasuar atë me fëmiun e Filanit. Shikoje djali i Filanit ku ka arritur!
Edhe më keq është kur fëmiu fajëson prindin, duke e krahasuar atë me prindërit e shokëve.

Është keq kur burri krahason gruan e tij me gratë tjera, qoftë edhe për gjëra të vogla. Çfarë ushqimi kishte përgatitur! Çfarë pastërtie! Etj.
Edhe më keq kur gruaja krahason burrin e saj me burrat tjerë, qoftë edhe për gjëra të vogla. Ai i kishte blerë dhuratë! Ai kishte shkuar me të atje! Etj.
Krahasimet e këtilla e prishin lumturinë në jetë. Secili ka gjendjen dhe rrethanat e tij dhe në shumicën e rasteve krahasimet janë të padrejta. Kujdes!

Hoxhë Omer Bajrami

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here