Home Edukim KQZ-ja certifikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Nisma-AKR-PD kalon pragun

KQZ-ja certifikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Nisma-AKR-PD kalon pragun

33 views
0
SHARE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për Certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që u mbajtën më 6 tetor 2019.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka bëri të ditur se ky vendim vjen pas pranimit të konfirmimit nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme se nuk kanë ndonjë çështje për të shqyrtuar dhe vendosur.

LVV, si parti e para në këto zgjedhje, ka marrë 221.001 vota (26,270%), LDK e dyta me 206.516 vota (24,548%), PDK e treta me 178.637 vota (21,234%), koalicioni AAK-PSD 96.872 vota (11,515%), ndërsa zyrtarisht koalicioni Nisma-AKR-PD e ka kaluar pragun duke marrë 42.083 vota, apo në përqindje 5,002%.

Me këtë rast Ilir Gashi nga PDK shprehi keqardhje që nuk ia kanë miratuar propozimin për me pas rinumërim të tërësishëm.

“E dimë që defektet që kanë ndodh në formularë do të duhej të merrej në konsideratë serioze. Formularët na kanë sjellë një problem që nuk e kemi pas më herët. Kemi pasur edhe lojërat që janë bërë. Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme është ndryshuar nga një organ që nuk e ka pas atë të drejtë”, ka thënë Gashi. “Unë do të votoj pro këtij certifikimi edhe pse problemi në formularë e ka stagnu subjektin tim por ndihem mirë që asnjëherë nuk është ankuar”.

Kurse Daka ka thënë se, “do t’i rishikojmë të gjitha çështjet pas certifikimit të rezultateve”.

http://mesazhi.com/kqz-ja-certifikoi-rezultatet-perfundimtare-te-zgjedhjeve-nisma-akr-pd-kalon-pragun/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here