Home LifeStyle Kosova pritet të hapë ambasadën në Emiratet e Bashkuara Arabe

Kosova pritet të hapë ambasadën në Emiratet e Bashkuara Arabe

17
0
SHARE

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli, në kuadër të takime të tij në margjina të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, është takuar me homologun e tij nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Abdullah bin Zayed bin Sultan Al Naya, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin ekonomik në mes të dy vendeve.

Pacolli falënderoi homologun e tij nga Emiratet e Bashkuara për mbështetjen sistematike dhe të palëkundur të vendit të tij ndaj Kosovës dhe popullit të saj nëpër të gjitha proceset.

Ai shprehu vullnetin e tij për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimin dy-palësh në mes dy vendeve, duke theksuar në veçanti investimet e mundshme nga Emiratet e Bashkuara Arabe në fushën e turizmit, bujqësisë, teknologjisë informative dhe shërbimeve.

Gjatë takimit është përmendur si shenjë pozitive edhe hapi i ndërmarrë nga institucionet e Republikës së Kosovës për heqjen e vizave për të gjithë shtetasit, që janë në posedim të pasaportave të lëshuara nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Si hap konkret për rritjen e mundësive në fushën e bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve është vlerësuar edhe organizimi i përbashkët të Forumit Ekonomik dhe Investimeve në Abu Dhabi vitin e ardhshëm.

Gjatë këtij takimi është rikonfirmuar, gjithashtu, mbështetja e Kosovës për anëtarësim në gjitha organizatat ndërkombëtare.

Me qëllim të thellimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit, Republika e Kosovës, pritet që së shpejti të hapë ambasadën e saj në Emiratet e Bashkuara Arabe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here